KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lufta “fundos” Gjirin/ Vlerësimet paraprake, 58 miliardë dollarë dëme
Botë

Lufta “fundos” Gjirin/ Vlerësimet paraprake, 58 miliardë dollarë dëme

Kosova News
Kosova News 14:16 -07/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Konflikti me Iranin në të gjithë Gjirin Persik i ka shkaktuar rajonit deri më tani 58 miliardë dollarë dëme. janë këto vlerësimet e deritanishme, teksa goditjen më të madhe e ka marrë infrastruktura energjetike.

Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, prej nisjes së sulmeve janë goditur më shumë se 80 objekte në Katar, Bahrein, Kuvajt, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo e ka shtyrë rajonin drejt një tronditjeje të madhe ekonomike.

Banka Botërore e ka ulur parashikimin e saj të rritjes për Lindjen e Mesme në 1.8% këtë vit nga 4% që ishte vlerësimi i mëparshëm, si pasojë e luftës, duke paralajmëruar se pasojat mund të jenë afatgjata. Katari dhe Kuvajti vlerësohet se do të kenë tkurrjen më të fortë ekonomike.

Shkalla e dëmit veccanërisht në infrastrukturën energjetike të këtyre dy vendeve sipas analistëve e ka kthyer rajonin prapa 10 deri në 20 vjet.  Ndërkohë, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë treguar një qëndrueshmëri më të madhe kryesisht për shkak të eksporteve të naftës që nuk kalojnë transit përmes Ngushticës së Hormuzit, të cilën Irani e ka mbyllur.

Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit nga ana tjetër ka ulur ndjeshëm eksportet e naftës për vendet e tjera duke rritur presionin. Për prodhuesit e Gjirit, ky është shpëtimi i tyre ekonomik. Teksa konflikti vazhdon, analistët thonë se pasojat e plota ende nuk janë ndjerë në ekonomitë e këtyre vendeve.

Efektet po ashtu po përhapen përtej sektorit të energjisë. Udhëtimet dhe turizmi, një shtyllë kyçe e diversifikimit në disa ekonomi të Gjirit është goditur rëndë. Këshilli Botëror i Turizmi vlerësoi në mars se Lindja e Mesme po humbiste rreth 600 milionë dollarë në ditë që prej fillimit të luftës.

Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat kanë kaluar dekada duke u ndërtuar në një qendër globale të turizmit, kanë qenë ndër më të ekspozuarat dhe së fundmi janë larguar edhe nga prodhuesi i naftës OPEC, duke I dhënë më shumë liri për të rritur eksportet.  Konflikti mund të ndikojë gjithashtu në programet e diversifikimit ekonomik të vendeve të Gjirit, të cilat po investojnë miliarda në sektorë të tillë si inteligjenca artificiale, sporti dhe argëtimi për të zvogëluar varësinë e tyre nga të ardhurat nga nafta.

Gjithashtu lexoni:

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Prokuroria kërkon gjykimin e 23-vjeçarit të akuzuar për vrasjen e Charlie Kirk

Kosova News 07/05/2026 07/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?