KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK kritikon shtyrjen e aktgjykimit në Hagë
Politikë

PDK kritikon shtyrjen e aktgjykimit në Hagë

Kosova News
Kosova News 10:41 -06/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër ndaj shtyrjes së radhës për shpalljen e aktgjykimit në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykata Speciale në Hagë.

Në një deklaratë për media, PDK e cilësoi këtë vonesë si të pajustifikueshme dhe dëshmi të një procesi të stërzgjatur, i cili sipas tyre ka humbur kuptimin e drejtësisë dhe është ndikuar nga kalkulime politike.
“Shtyrja e fundit është një goditje tjetër ndaj besimit tonë në drejtësi dhe një padrejtësi e shtuar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët prej rreth pesë vitesh e gjysmë po mbahen në paraburgim, duke ua shndërruar këtë masë në një dënim të heshtur të imponuar përmes vonesave të përsëritura”, thuhet në njoftim.

PDK i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe institucioneve të drejtësisë që të reflektojnë dhe të mos lejojnë që ky proces të shndërrohet në një shembull të dështimit të drejtësisë ndërkombëtare.
Në fund, kjo parti ka ritheksuar se mbetet e palëkundur në bindjen për pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së dhe kërkon një vendim përfundimtar, pa vonesa të mëtejshme, i cili do të mundësojë rikthimin e tyre në Kosovë. 

Gjithashtu lexoni:

Pacolli: Për herë të parë deponitë sanitare hapen për qytetarët

Gërbeshi: Pas shumicës së drejtorive, PDK-ja po i kap edhe katër Ndërmarrje Komunale të Prishtinës

Haxhiu: Dita Memoriale e Komunitetit Egjiptian na kujton rëndësinë e respektit dhe barazisë për të gjitha komunitetet

Haziri deklarohet sërish: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

Lekaj thotë se AAK s’bëhet “patericë” e Kurtit, nuk hyn në qeveri me VV-në

Kosova News 06/05/2026 06/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 28°
48%
4 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Pacolli: Për herë të parë deponitë sanitare hapen për qytetarët
20:52 -24/06/2026
Xhaka starton për Zvicrën në ndeshjen ndaj Kanadasë
20:23 -24/06/2026
Dita e 25-të e protestave në Tiranë, qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë
20:15 -24/06/2026
Gërbeshi: Pas shumicës së drejtorive, PDK-ja po i kap edhe katër Ndërmarrje Komunale të Prishtinës
19:40 -24/06/2026
Basha: Raporti i Policisë rrëzon pretendimet se aksidenti fatal në autostradë më 14 qershor u shkaktua nga rrëshqitjet e dheut
19:22 -24/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?