KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KQZ-ja pritet të mos i angazhojë komisionerët e dyshuar për manipulim
Lajme

KQZ-ja pritet të mos i angazhojë komisionerët e dyshuar për manipulim

Kosova News
Kosova News 21:09 -04/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Anëtarë të KQZ-së kanë bërë të ditur se brenda institucionit po zhvillohen diskutime që personave të përfshirë në manipulimin e votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit, të mos u lejohet angazhimi si komisionerë në zgjedhjet e 7 qershorit. Një vendim i tillë tashmë është marrë për vëzhguesit, për jo edhe për komisionerët të cilët kanë rol kyç në numërimin e votave

Personave të përfshirë në manipulim të rezultateve zgjedhore nuk do t’u mundësohet më që të angazhohen si komisionerë në zgjedhjet e radhës të parakohshme më 7 qershor, kanë thënë anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndonëse të mërkurën e shkuar, KQZ-ja ka ndryshuar rregulloren për vëzhguesit me anë të së cilës ka ndaluar përfshirjen e atyre që janë të dënuar ose janë nën hetime për shkelje zgjedhore, një vendim i tillë ende nuk është marrë për komisionarët.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e LVV-së, Alban Krasniqi, ka bërë të ditur se pas diskutimeve mes anëtarëve, pritet që një filtër i ngjashëm të aplikohet edhe për komisionerët.

“Por që qëllimi i të gjithë neve të përfshirë në këtë debat është që të mos u japim hapësirë personave që kanë qenë të involvuar gjatë procesit të numërimit gjatë procesit të numërimit dhe për të cilët janë ngritur, qoftë aktakuza apo edhe që kanë qenë të arrestuar në këtë rast nga policia përmes vendimeve të organeve përkatëse të drejtësisë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas një raporti të Demokracisë në Veprim, gjatë procesit të numërimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë manipuluar rreth 250 mijë vota për kandidatë.

Kjo ka çuar në arrestimin e qindra komisionerëve si dhe një numri më të vogël të vëzhguesve.

Sipas anëtarit tjetër të KQZ, Ilir Gashi (PDK), meqë data e zgjedhjeve tashmë është caktuar, nuk është e mundur që të ndryshohet rregullorja për komisionarët, mirëpo sipas tij, komisioni mund të nxjerrë vendim për të marrë masa që ta mbrojë integritetin e zgjedhjeve.

Gashi ka thënë qëndrimi i tij është që personat e përfshirë në manipulime gjatë procesit të kaluar, të mos mund të angazhohen në grupe numëruese në Qendrat Komunale të Numërimit.

“Mendoj që të gjithë ata që janë nën hetime dhe janë në procese gjyqësore, jo nuk do të duhej, por nuk mund të jenë pjesë e punës si komisioner në këto zgjedhje”, ka thënë Gashi.

E Krasniqi (VV) ka thënë që komisioni ka marrë masa që të shmanget edhe numri i lartë i votave me asistencë.

“Nxjerrja e dokumenteve të rrejshme nga disa qendra komunale të mjekësive familjare që kanë lëshuar dëshmi apo vërtetime për persona që gjoja nuk kanë aftësi të caktuara që të mund të votojnë që është komplet e kundërligjshme në raport edhe me ligjet që rregullojnë çështjet shëndetësore”, ka thënë Krasniqi.

Për dallim nga vëzhguesit, të cilët kanë vetëm detyrën e monitorimit dhe raportimit e shkeljeve gjatë procesit, komisionerët menaxhojnë vendvotimet dhe janë drejtpërdrejt përgjegjës për numërimin e votave.

KQZ-ja javën e shkuar ka ndryshuar katër rregullore, me qëllimin për të evituar parregullsitë që kanë përcjellë procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Ndryshimet parashohin auditim të procesit të numërimit, filtra për vëzhguesit, vënie pragu për numrin minimal të votuesve në seli diplomatike dhe kritere për vërtetimin e paaftësisë për të votuar.

Gjithashtu lexoni:

Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Haxhiu: Seanca konstituive do të thirret brenda afatit kushtetues

Kosova News 04/05/2026 04/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?