KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Një javë e ngarkuar për KQZ-në: Këto janë afatet për partitë politike, vëzhguesit dhe regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Politikë

Një javë e ngarkuar për KQZ-në: Këto janë afatet për partitë politike, vëzhguesit dhe regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës

Kosova News
Kosova News 10:20 -04/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kjo javë pritet të jetë tejet e ngarkuar për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pasi përmbyllen disa nga afatet më të rëndësishme për partitë politike, ndërsa njëkohësisht nisin procese të reja me peshë për votuesit.

Deri të enjten, më 7 maj, partitë politike të regjistruara në Kosovë duhet ta njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe për formim të koalicioneve.

Ndërkaq, të martën, më 5 maj, do të fillojë aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave, e të mërkurën, më 6 maj, do të fillojë regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës dhe paraprakisht, KQZ-ja do të miratojë listën e përfaqësive diplomatike, si dhe numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik në ambasada dhe konsullata.

Në të njëjtën datë, më 6 maj, KQZ-ja do të hapë platformën elektronike për të mundësuar ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës dhe për të mundësuar kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese.

- Reklamë -

Sa i përket afateve për partitë politike, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar për Ekonomia Online se njoftimi për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje në zgjedhje, si dhe për formimin e koalicioneve, është obligim vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë të regjistruara dhe aktive në Kosovë.

“Të gjitha partitë politike të regjistruara në Kosovë janë të obliguara që, brenda një afati 7-ditor, që ka filluar më 1 maj dhe përfundon më 7 maj, të njoftojnë KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ky obligim vlen vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike në Kosovë, dhe nuk përfshin subjektet që synojnë të garojnë si nisma qytetare apo kandidatë të pavarur. Gjithashtu, deri më 7 maj, partitë politike të cilat duan të marrin pjesë në këto zgjedhje përmes koalicionit, duhet ta njoftojnë KQZ-në se duan të garojnë në këto zgjedhje në këtë mënyrë”, tha Elezi.

Elezi ka treguar se të martën e 5 majit do të fillojë koha për aplikim për akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve dhe në dispozicion të tyre do të jenë plotë 26 ditë, deri më 30 maj.

“Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, mund të dorëzojnë online kërkesën e tyre për akreditimin e vëzhguesve duke filluar nga 5 maj deri më 30 maj. Vëzhgimi ka rëndësi të madhe për të siguruar transparencë dhe besueshmëri në procesin zgjedhor, andaj KQZ-ja inkurajon të gjithë organizatat vëzhguese që të marrin rolin e tyre në monitorimin e zgjedhjeve”, tha Elezi.

Sipas KQZ-së, një ditë më pas, më 6 maj, do të fillojë afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, por paraprakisht, KQZ-ja do të miratojë listën e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike.

“Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës do të fillojë më 6 maj dhe do të përfundojë më 17 maj. Pra, gjatë kësaj periudhe 12-ditore, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, duke përzgjedhur të votojnë përmes postës ose në përfaqësi dipomatike. Para fillmit të kësaj periudhe, KQZ-ja do të miratojë listën e qendrave të votimit në përfaqësi diplomatike, si dhe do të caktojë numrin maksimal të votuesve që mund të regjistrohen për votim në një ambasade dhe konsullatë”, shpjegoi Elezi.

Në të njëjtën datë, më 6 maj, KQZ-ja do të hapë platformën elektronike për të mundësuar ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës dhe për të mundësuar kundërshtimin e pasaktësive në listën votuese.

Sa i përket afateve për partitë politike, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka sqaruar për Ekonomia Online se njoftimi për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje në zgjedhje, si edhe për formimin e koalicioneve, është obligim vetëm për 53 partitë politike që aktualisht janë të regjistruara dhe aktive në Kosovë.

Në të njëjtën datë, më 6 maj, KQZ-ja do të hapë platformën elektronike për të mundësuar ndërrimin e qendrës së votimit brenda komunës, për ta caktuar atë sa më afër vendbanimit.

Gjithashtu, KQZ-ja do të mundësojë kundërshtimin e pasaktësive në listën preliminare të votuesve. Nga 6 – 18 maj, çdo person me të drejtë vote që nuk figuron në listën votuese, është caktuar gabimisht në qendër tjetër të votimit apo ka të dhëna të tjera të pasakta, mund të kërkojë nga KQZ-ja rishikimin e saj. Po ashtu, lista votuesve mund të kundërshtohet edhe për ndonjë emër të ndonjë emër të votuesit për të cilin mund të pretendohet se nuk duhet të figurojë në këtë listë, përfshirë edhe rastet kur figuron emri i ndonjë personi të vdekur.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Komiteti i PE-së: Kriza politike në Kosovë mund të rezultojë me humbje financiare

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Kurti ia bën me dije Costas: Kosova është e gatshme për statusin kandidat dhe hapjen e negociatave

Kosova News 04/05/2026 04/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?