Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ditë më parë ka filluar procedimin e pagesave për përfituesit e subvencioneve në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022 për çdo kulturë bujqësore, shkrusan KosovaNews.
Vlera e proceduar për pagesë është 5,161,966.81 €, ndërsa numri i bujqve që do t’i përfitojnë këto mjete deri më tani është 3,901.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci gjatë ditës së sotme do të mbajë konferencë për media, raporton KosovaNews.
Siç njofton ministria, konferenca do të mbahet në lidhje me “rrjedhën e Programit për Pagesa Direkte / Subvencione 2022”.
Konferenca nis në orën 12:00 në ndërtesën e Qeverisë.
Ndërkaq, duke qenë se afati për sasinë e dorëzuar të grurit është data 2 shtator, edhe pagesën për sasinë e dorëzuar të grurit në vlerë prej 0.03 €/kg, MBPZHR – AZHB do ta bëjë pas kësaj date si pagesë e veçantë për të gjithë aplikuesit e grurit që dëshmojnë sasinë e dorëzuar të grurit duke u bazuar në kriteret e parapara me Programin e Pagesave Direkte 2022, konkretisht Udhëzimin Administrativ Nr.02/2022.
Dëshmia për sasinë e dorëzuar të grurit dorëzohet në Drejtoritë Komunale për Bujqësi në Komunat përkatëse deri më 02 shtator 2022 në ora 16:00
Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë, po vazhdon shtypjen e vendimeve për të tjerë bujq përfitues dhe në momentin e procedimit për pagesë të listës së radhës, do iu mbajmë të informuar”.


