Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Armeni.
Në Yerevan, Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian dhe pritet të ketë takime të nivelit të lartë me zyrtarë dhe liderë shtetesh pjesëmarrëse, njofton ZKM.
Ai, po ashtu, do të jetë pjesëmarrës në konferencën ndërkombëtare Yerevan Dialogue.


