Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar vendimin ndaj të pandehurit Slobodan Radenkoviq, duke e dënuar me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për ngjarjet e 29 majit 2023 në Komunën e Zveçanit.
Radenkoviq ishte akuzuar për sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, ku sipas aktakuzës ai kishte marrë pjesë në turmën që përdori dhunë, mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.
Nga këto sulme u lënduan të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, disa prej tyre me plagë të rënda, si edhe zyrtarë policorë që ishin në detyrë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë.


