KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​”Ne propozime, ata refuzime” – Kurti: Opozita po kërkon bllokadë totale
Politikë

​”Ne propozime, ata refuzime” – Kurti: Opozita po kërkon bllokadë totale

Kosova News
Kosova News 16:55 -28/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka mbajtur konferencë për media lidhur me çështjen e presidentit.

Kurti tha se ka bërë propozime dhe ftesa për takime të mjaftueshme mirëpo nga ana e opozitës kanë rezultuar pa asnjë zgjidhje të re për situatën në vend.

“Ajo është e interesuar vetëm një gjë, bllokimin e qeverisjes sonë, e cila në këtë mandat ka rezultat historik. Në këto rrethana, e gjithë kjo bllokadë opozitare përmes bojkotit të seancave plenare nuk mund të quhet ndryshe pos mosnjohje e rezultatit zgjedhor dhe vullnetit popullor të shprehur qartë me 28 dhjetor të vitit që lamë pas, si asnjëherë më parë, me 51.1% për Lëvizjen Vetëvendosje. Dëshmi për bllokadën është edhe një fakt tjetër. Për ta kundërshtuar pakon ekonomike për qytetarët, pra rishikimin e buxhetit, përkatësisht përballjen me inflacionin 2.0, u mobilizuan të gjithë, përfshirë edhe Listën Serbe, kurse për president nuk po vijnë as në sallë.

Me bindjen e thellë që Kosovës nuk i duhen bllokadat e atyre 10 muajve të vitit të shkuar, me besimin e plotë se nuk ka nevojë për zgjedhje të reja, meqë kemi mbajtur mjaftueshëm të tilla në vitin 2025 dhe rezultati ka qenë i qartë si asnjëherë më parë ndërkohë që vendi do t’i humbte edhe së paku mbi 10 milionë euro pra, vetëm për organizimin e zgjedhjeve, pa përmendur dhjetëra milionë të tjerë të cilët humbin për shkak se s’mund të bashkëpunojmë me bashkësinë ndërkombëtare siç duhet meqë nuk do të kemi kuvend funksional dhe duke pasur parasysh edhe rrethanat e rënduara globale, ne i kemi bërë të gjitha përpjekjet që vendi ynë të mos shkojë në zgjedhje të përsëritura e të panevojshme”, tha Kurti.

I pari i Qeverisë tha se pwrmes ftesws pwr takime u pwrpoq gjetja e njw kandidati konsensual, por sipas tij ishte e pamundur.

“U përpoqëm për një kandidat konsensual, por ishte e pamundur. I ftova disa herë në takim kryetarin e LDK-së, Abdixhiku, kryetarin e PDK-së, Hamza, ndonëse nuk ofruan asnjë propozim. Në vazhdimësi jam unë ai që kam ofruar propozime, edhe me emra konkretë, patjetër me funksion për ta, por morëm veçse refuzime. Ne propozime, ata refuzime.

Të shtunën e bëmë edhe një hap tutje kërkuam nga subjektet politike PDK dhe LDK që së bashku të sillnin tre emra, ku përveç nënshkrimeve, njërën edhe do ta votonim. Ju e dini që as PDK e as LDK nuk kanë deputetë për të propozuar kandidaturë. LDK-ja mund të propozojë një gjysmë kandidati sepse i ka 15 deputetë, e nevojiten 30. Ndërkaq, PDK-ja mund të propozojë dy të tretat e një kandidati meqenëse i ka 22 deputetë, e nevojiten 30. Por ato të dyja bashkë mund ta propozojnë një kandidat. E ne u thamë: ja po bëhemi edhe ne bashkë me juve, e le t’i propozojmë tre kandidatë, që të gjitha propozimet tuaja. Ju propozoni emra, ne ua japim mbështetjen në seancë plenare. Asnjë propozim.

 E shtymë afatin për t’ju dhënë kohë shtesë kot, sepse refuzim sërish. Ftuam debat parlamentar për çështjen e zgjedhjes së presidentit. Ju e keni parasysh që mos arrij as t’i takoj. Filluan të refuzojnë takimet me mua. Atëherë, mirë pra, le të bëjmë debat parlamentar për situatën në të cilën ndodhemi. As në debat nuk erdhën. U detyruam të flasim ne me qytetarët, nuk erdhën në debat.”, tha Kurti.

LEXO PO ASHTU:

Kurti – Abdixhikut: Në atë listë me 15 veta nuk dihej se për çka ishin ata emra – ata duhet të vinin tek unë me atë listë

Gjithashtu lexoni:

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës

Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kosova News 28/04/2026 28/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje
13:45 -22/07/2026
Ambasadori Faruk Ajeti takon Kryeministrin e Baden-Württembergut, zotohen për thellimin e partneritetit me Kosovën
13:11 -22/07/2026
Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit
13:00 -22/07/2026
Paralajmërohen stuhi, shi e breshër, AME-ja bën apel qytetarëve për kujdes
12:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?