Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar pas marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për heqjen e dokumenteve për hyrje-dalje.
Kreu i qeverisë tha se reciprociteti duhet të jetë fryma e zgjidhjeve parimore.
“Fryma e bisedimeve parimore e të barabarta në Bruksel është reciprociteti. Zgjidhjet normalizuese duhet ta kenë reciprocitetin përbrenda, teksa marrëdhëniet e mira fqinjësore e nënkuptojnë atë.”, shkroi Kurti në Facebook, transmeton KosovaNews.
Ai falënderoi ndërmjetësit Borrell, Lajçak e Escobar e në veçanti ambasadorin e Kosovës në Kosovë, Jeff Hovenier për siç tha, angazhimin e kontribuutin.
“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe durimin, posaçërisht në këto katër javët e fundit”, shkroi Kurti.
Ndërsa, askush nga skena politike e Kosovës nuk ka reaguar ende pas marrëveshjes së arritur me Serbinë.


