Deputeti i VV’së Vigan Qorrolli, ka bërë thirrje ndaj opozitës që të bashkëpunojë për zgjedhjen e një presidenti konsensual, jashtë radhëve partiake, raporton GazetaBlic.Ai ka theksuar se presidenti duhet të jetë figurë unifikuese, mbi interesat politike dhe përplasjet partiake, duke propozuar gjetjen e një personaliteti me integritet të lartë moral dhe institucional.
Qorrolli ka thënë se Kosova ka shumë figura të denja jashtë politikës dhe se zgjedhja e një presidenti të tillë do të dëshmonte pjekuri shtetërore dhe konsensus politik në interes të Republikës.


