KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti citon deklaratën e Engel në Kuvend: Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën në NATO
Politikë

Kurti citon deklaratën e Engel në Kuvend: Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën në NATO

Kosova News
Kosova News 11:09 -24/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vlerësoi kontributin e kongresistit amerikan Eliot Engel, duke theksuar rolin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të Kosovës dhe të drejtave të shqiptarëve.

Kurti tha se Engel ishte një mik dhe mbështetës i madh i shqiptarëve, i cili nuk hezitoi asnjëherë të ngriste zërin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pozicionohej në anën e drejtë të historisë.

“Kongresisti Eliot Engel, miku dhe mbështetësi i madh i shqiptarëve në përgjithësi dhe i Kosovës në veçanti, nuk hezitoi asnjëherë të ngriste zërin për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pozicionohej në anën e drejtë të historisë. Për më tepër, ai avokoi dhe u angazhua pa u kursyer që të drejtat të triumfojnë. Kur erdhi në Prishtinë, me rastin e hapjes së zyrës informuese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në qershor të vitit 1996, ai e cilësoi atë si ambasadën e parë të shtetasve amerikanë në Kosovë, duke u shprehur i bindur se një ditë do të ketë një Republikë të Kosovës. Këtë e tregoi vetë në ditën kur preu shiritin e ndërtesës së re e moderne të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovën e lirë dhe të pavarur”, tha ai.

“Ai nuk u kursye asnjëherë në angazhimin e tij, duke e ngritur dhe duke avokuar për mbrojtjen e çështjes sonë në institucionet më të larta amerikane. Për më shumë se 3 dekada, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, Engel ishte një shërbyes i përkushtuar i qytetarëve amerikanë, dhe përfaqësues i fuqishëm për të drejtat e njeriut dhe ato civile, kudo në botë e sidomos për ne. Kongresisti Engel i qëndroi besnik angazhimit për kombin tonë, që kur u njoh për së afërmi me të. Në shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në këtë foltore, në Kuvendin e shtetit të cilin Kongresisti Engel ishte i bindur se do të bëhej, ai tha, po citoj: “Dua ta shoh Kosovën të njohur nga secili shtet në botë, dua ta shoh Kosovën të anëtarësuar në Kombet e Bashkuara, dua ta shoh Kosovën në NATO dhe dua ta shoh Kosovën në Kombet e Bashkuara”, tha ai

Gjithashtu lexoni:

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Kufijtë e Kosovës pa pritje, qarkullimi zhvillohet normalisht

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Kosova News 24/04/2026 24/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?