Në Prishtinë është arrestuar një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, gjatë një aksioni të Njësitit të Trafikut të Kryeqytetit. Sipas Policisë së Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta, zyrtarët policorë kanë ndaluar personin i cili rezultonte në kërkim.
“Gjatë kontrollit, të njëjtit i është gjetur edhe një armë zjarri. Në koordinim me prokurorin e shtetit, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprimet e mëtejme ligjore”, thekson policia.


