Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës (OARK) dhe Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) kanë nënshkruar sot një Memorandum të rëndësishëm Bashkëpunimi, me synim avancimin e standardeve profesionale dhe forcimin e transparencës në procedurat e prokurimit publik në sektorin e ndërtimit.
Memorandumi parasheh zbatimin e plotë të legjislacionit në fuqi, duke garantuar pjesëmarrjen e arkitektëve të licencuar si bartës të projekteve në procedurat e prokurimit publik. Po ashtu, ai synon eliminimin e kritereve diskriminuese në dokumentet e tenderëve, me qëllim rritjen e konkurrencës së ndershme dhe shmangien e pengesave të pajustifikuara për operatorët ekonomikë.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi është rritja e transparencës dhe profesionalizmit, përmes përmirësimit të standardeve të projekteve publike dhe promovimit të praktikave të mira institucionale.
Memorandumi u nënshkrua nga Kryetari i OARK-së, , dhe Kryetari i KRPP-së, .
Ky memorandum konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të praktikave profesionale në fushën e prokurimit publik në Republikën e Kosovës.


