KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 34 të arrestuar në aksion të madh kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Kosovë
Siguri

34 të arrestuar në aksion të madh kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm në Kosovë

Kosova News
Kosova News 11:00 -19/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një operacion i gjerë i zhvilluar nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka rezultuar me arrestimin e 34 personave të dyshuar për përfshirje në skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm.

Operacionet e koordinuara janë realizuar në disa rajone, përfshirë Mitrovicën, Vushtrrin, Istogun dhe Skenderajn, ku janë kontrolluar rreth 50 lokacione, përfshirë biznese dhe shtëpi private.

Gjatë bastisjeve, autoritetet kanë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për aktivitete të kundërligjshme, raporon IndeksOnline.

Me vendim të prokurorit, 29 persona janë dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Aksione të veçanta janë zhvilluar edhe në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione, janë arrestuar 8 persona, prej të cilëve 4 janë dërguar në mbajtje.

Autoritetet theksojnë se këto operacione përfaqësojnë një angazhim të fuqishëm institucional në luftimin e krimit të organizuar dhe aktiviteteve të paligjshme që rrezikojnë rendin juridik dhe sigurinë publike.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë kanë vlerësuar lart profesionalizmin e zyrtarëve të përfshirë dhe kanë bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët në raportimin e çdo aktiviteti të dyshimtë.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË SË KOSOVËS:

KOMUNIKATË E PËRBASHKËT NGA
POLICIA E KOSOVËS DHE PROKURORIA THEMELORE NË MITROVICË

34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Prishtinë, 19 prill 2026

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë, ka realizuar një sërë operacionesh të koordinuara në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Istogut dhe Skenderajt me qëllim të luftimit të veprimtarive të kundërligjshme që ndërlidhen me organizimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.
Bazuar në raportet zyrtare, gjatë këtyre operacioneve janë arritur këto rezultate:

-Janë arrestuar 34 persona të dyshuar.
-Janë kontrolluar rreth 50 lokacione të ndryshme, përfshirë lokale afariste dhe shtëpi private;
-Janë sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me veprat penale, përfshirë:

  • rreth 170,000 euro para të gatshme,
  • pesë (5) automjete,
  • armë zjarri,
    -si dhe pajisje dhe materiale të tjera të përdorura për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme.
    Me vendim të prokurorit kompetent:
  • 29 të dyshuar janë dërguar në mbajtje, ndërsa
  • të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.
    Veprime policore në këtë fushëveprim, gjithashtu janë ndërmarr edhe nga hetimet rajonale dhe stacionet kompetente policore, ku ka pasur rezultate konkrete në parandalim dhe po ashtu arrestim të personave të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale. Në totalin e bastisjeve/kontrolleve dhe arrestimeve janë përfshirë edhe veprimet e ndërmarra policore në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione të ndryshme, 8 persona janë arrestuar dhe nga ta 4 janë derguar në mbajtje.
    Këto operacione përfaqësojnë një angazhim të fuqishëm dhe të koordinuar institucional në parandalimin dhe luftimin e krimeve të rënda, krimit ekonomik dhe organizimit të aktiviteteve të paligjshme që cenojnë rendin juridik dhe sigurinë publike.
    Policia e Kosovës dhe Prokuroria vlerësojnë lart profesionalizmin, përkushtimin dhe efikasitetin e zyrtarëve policorë dhe hetuesve të përfshirë në këto operacione komplekse, të cilat janë zhvilluar në disa faza dhe lokacione të ndryshme. Bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë kyç në arritjen e këtyre rezultateve konkrete.
    Institucionet e zbatimit të ligjit mbeten të përkushtuara në luftimin e çdo forme të kriminalitetit dhe ftojnë qytetarët që të bashkëpunojnë duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë përmes kanaleve zyrtare.

Gjithashtu lexoni:

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

Kosova siguron grant prej 5 milionë eurosh nga Gjermania për modernizimin e rrjetit të transmisionit

Kosova News 19/04/2026 19/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 kantiere ndërtimi
18:19 -22/07/2026
Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm
18:00 -22/07/2026
Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja
17:56 -22/07/2026
Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?