KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prevot konfirmon mbështetjen e Belgjikës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Politikë

Prevot konfirmon mbështetjen e Belgjikës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kosova News
Kosova News 17:04 -16/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Punëve të jashtme të Belgjikës, Maxime Prevot pas takimit me homologun nga Kosova, Glauk Konjufca konfirmoi përkushtimin e tij në anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton Ekonomia Online.

 Prevot u shpreh se mbështetë përkushtimin ndaj Kosovës dhe se stabiliteti politik është kyç.

 “Do të doja të ripërsëris mbështetjen tonë politike të fuqishme dhe përkushtimin afatgjatë ndaj Kosovës. Unë shpresoj për një kurajë, një stabilizim të shpejtë të institucioneve të vendit. Stabiliteti politik, e dimë këtë, është kyç. Unë po ashtu kam pasur mundësinë të angazhohem me Kryeministrin Kurti dhe me homologun tim, dhe unë më vonë sot do të flas me Presidenten tuaj. Ne kemi pasur diskutime të frytshme rreth shumë topikave, ndër të cilat marrëdhëniet bilaterale, integrimin evropian dhe natyrisht stabilitetin rajonal. Unë vlerësoj përpjekjet tuaja deri më tani. Përpjekjet tuaja duhet të komentohen, të mbështeten, dhe Kosova është pjesë evropiane; meriton vëmendje të vazhdueshme dhe mbështetje. Dhe është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që ende nuk i është dhënë statusi i kandidatit formal, një situatë që paraqet realitetin politik në BE në vend të ambicieve evropiane nga ana e Kosovës”, tha ai.

Ai nënvizoi rëndësinë e reformave, dialogut me Serbinë dhe përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve si kusht për integrimin evropian.

- Reklamë -

“Unë do të vazhdoj në mënyrë aktive të lutem për ju në takimet me BE-në dhe reformat e rëndësishme që janë të nevojshme. Ne e dimë këtë, që ka ende një rrugë, por është e rëndësishme të mirëpritet përafrimi i plotë i Kosovës me politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë së BE-së, që është tani një kyç sipas mendimit tim. Është e pamundur të flitet për integrimin evropian pa parë stabilitetin rajonal. Normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit është në qendër të porosisë rajonale të vizitës sime. Unë kam kaluar të njëjtin mesazh që i kam kaluar dje në Beograd. Pra, kam dhënë mesazhin e njëjtë si në Beograd. Belgjika mbështet plotësisht lehtësimin e dialogut nga BE-ja dhe kërkon angazhimin e vazhdueshëm dhe progresin e prekshëm të Marrëveshjes së Brukselit e të tjerat. Është e domosdoshme vërtet, si për stabilitetin rajonal, ashtu edhe për të ardhmen evropiane të Kosovës. Progresi i vazhdueshëm drejt normalizimit kërkon vëmendje të qëndrueshme për të zvogëluar tensionet, veçanërisht në veri, duke shmangur veprimet unilaterale, masat mbrojtëse për të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe forcimin e besimit përmes proceseve të besueshme ligjore. Këto përpjekje janë themelore për rrugën e Kosovës drejt Evropës dhe drejt përfitimit të saj për të përfituar plotësisht nga mbështetja e BE-së dhe instrumentet e saj për mbështetje, përfshirë edhe Planin e Rritjes”, thotë ai.

Ai gjithashtu theksoi angazhimin konkret të Belgjikës për Kosovën dhe mbështetjen për anëtarësimin në Këshillin e Evropës.

 “Vizita ime po ashtu dëshmon angazhimin konkret të Belgjikës në Kosovë. Kjo përfshin kontributin tonë për siguri përmes KFOR-it, që këtë vit veç e përmendët, dhe përmes projekteve të kryera me kornizën e Këshillit të Evropës. Dhe duke folur për Këshillin e Evropës, unë në mënyrë aktive do të avokoj për anëtarësimin tuaj  jo në të ardhmen, por tani. Është koha. Dhe Belgjika mbetet e përkushtuar të fuqizojë dialogun bilateral politik dhe të thellojë bashkëpunimin policor dhe të migracionit, veçanërisht me rëndësi duke pasur parasysh madhësinë e diasporës së Kosovës në Belgjikë dhe sfidat që ndahen sa i përket flukseve të migracionit dhe krimit të organizuar. Ne po ashtu duam të thellojmë bashkëpunimin për kapacitetet e mbrojtjes. Duhet të theksoj rolin pozitiv të diasporës së Kosovës dhe mundësitë afatgjata ekonomike që ekzistojnë mes dy vendeve tona. Të nderuar kolegë të mi, të dashur mysafirë, ne jemi të përkushtuar për stabilitetin rajonal dhe sigurinë. Belgjika është një avokat i fuqishëm i perspektivës evropiane të Kosovës, që duhet të mbështetet nga progres i besueshëm në sundimin e ligjit, reforma dhe re-angazhim në dialogun Beograd-Prishtinë”, u shpreh tutje ai

Gjithashtu lexoni:

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Kosova News 16/04/2026 16/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë
10:37 -04/06/2026
Dy serbëve në Jarinje iu zihen dokumente false, intervistohen nga policia
10:08 -04/06/2026
Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave
10:00 -04/06/2026
Rriten çmimet e derivateve, nafta dhe benzina më shtrenjtë se dje
09:37 -04/06/2026
Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit
09:31 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?