KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Nagavci: Roli i arsimit është jetik për të luftuar pabarazinë gjinore
Arsim

Ministrja Nagavci: Roli i arsimit është jetik për të luftuar pabarazinë gjinore

Kosova News
Kosova News 20:23 -26/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Arsimit, e Shkencës, e Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, mori pjesë në Forumin Rinor për Barazi Gjinore, i cili është organizuar nga UNDP, në bashkëpunim me Qendrën Kosovare për Studimet Gjinore.

Ministrja Nagavci, me këtë rast, u shpreh e lumtur për prezencën e saj në mesin e të rinjëve nga e gjithë Kosova, me përfaqësim të të gjitha komuniteteve.

Nagavci i përgëzoi pjesëmarrësit për dëshirën dhe vullnetin e mirë për të qenë anëtarë të Forumit të Rinisë për Barazi Gjinore dhe angazhimin e tyre për të bërë ndryshime pozitive në fushën e arsimit, zhvillimit të paqes dhe barazisë gjinore.

Avancimi i barazisë gjinore, theksoi Ministrja, është një ndër objektivat kyçe të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit dhe zhvillimi i qendrueshëm i kësaj barazie mund të arrihet vetëm nëse gratë dhe vajzat kanë mundësi të barabarta për të kontribuuar dhe treguar vlerat dhe aftësitë e tyre në të gjitha sferat e jetës.

Ministrja Nagavci theksoi se sfida qëndron në implementimin e sukseseshëm të politikave në praktikë, ndërsa foli edhe për punën që është bërë në promovimin e këtyre politikave, themelimin e Forumit Nacional për Shkollat Miqësore “Rritemi bashkë”, për organizimin e aktivitete për parandalimin e dhunës ku mund të pësojnë të dy gjinitë.

Ndër të tjera, Nagavci tha se përkushtimi i MAShTI për përcaktimin e standardeve të teksteve shkollore ka qenë i vazhdueshëm, pra ka një standard për barazinë gjinore i cili kërkon që t’i kushtohet vëmendje dhe kujdes çështjes së barazisë gjinore.

Ajo po ashtu vlerësoi se roli i arsimit është jetik për të luftuar pabarazinë gjinore dhe për të fuqizuar të rinjtë pa dallim moshe, gjinie apo përkatësie etnike.

Forumi Rinor për Barazi Gjinore bashkon të rinjtë nga komunitete të ndryshme në Kosovë me ekspertë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe vendimmarrës, për të punuar së bashku për adresimin e çështjeve të ndryshme që lidhen me barazinë gjinore.

Forumi është paraparë të mbahet në tri faza : faza e të nxënit, faza e shqyrtimit dhe faza e vendimmarrjes.

Të pranishme në këtë Forum ishin edhe Maria Suokko, përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së në Kosovë dhe Luljeta Demolli, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore.

Gjithashtu lexoni:

Komuna e Kamenicës ndan 45 mijë euro për ekskurzione, planifikon t’i dërgojë nxënësit në Durrës

MASh u bën thirrje prindërve: Mos nxitoni t’i bleni tekstet mësimore, nuk është caktuar akoma çmimi

Zgjatet afati për aplikimin në provimin e maturës shtetërore

Mbi 181 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve, afati përfundon sonte

Hapet aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?