KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes Lija e deleve dhe dhive në Sazli të Ferizajt
Lajme

Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes Lija e deleve dhe dhive në Sazli të Ferizajt

Kosova News
Kosova News 12:20 -15/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Deleve/dhive në fshatin Sazli të Komunës së Ferizajt.

Sipas AUV-it, pas hulumtimeve diagnostike në terren dhe zbatimit të masave për kontrollin e sëmundjes, në mostrat e testuar në Laboratori i Ushqimit dhe Veterinarisë është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes Lija e Dhenve në një fermë të deleve në këtë fshat.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me datë 15.04.2026 ka vendosur masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes Lija e Deleve/Dhive (Sheep Pox/GoatPox) në Kosovë, Bazuar në Ligjit  Nr. 2004/21 për Veterinarinë.

“Masat zbatohen në regjionin e Ferizajt dhe Gjilanit ( varësisht nga situata masat mund të ndryshojnë)

  1. Masat e përgjithshme:
  2. a) Ndalohet lëvizja e kafshëve Dele, Dhi nga fermat, tregtimi në tregje dhe  shitblerja;
  3. b) Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje.
  4. c) Obligohen fermerët mbajtës të Deleve dhe Dhive, për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve, menjëherë të njoftojnë veterinarin. Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje
  5. d) Fermerët mbajtës të Deleve, Dhive të aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre.
  6. e) Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura nga Komunat;
  7. f) AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike;
  8. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën për tregtimin e kafshëve të imta Dele Dhi.

  1. Obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
  2. Masat hynë në fuqi sot datë 15.04.2026″, ka njoftuar AUV.

Ata kanë thënë se lija e dhenve është një sëmundje virale shumë ngjitëse që prek delet dhe dhitë. Ajo shkaktohet nga një virus i familjes Capripoxvirus dhe është ndër sëmundjet më të rënda për këto specie, me pasoja të mëdha ekonomike.

Simptomat?

  • Temperaturë e lartë (40–42°C)
  • Humbje oreksi dhe plogështi
  • Rrjedhje nga hunda dhe sytë
  • Lezione (puçrra, plagë) në lëkurë, sidomos në kokë, veshë, bark dhe rreth organeve gjenitale
  • Vështirësi në frymëmarrje (nëse prek mushkëritë)
  • Në disa raste: diarre dhe dobësim i përgjithshëm

Si transmetohet?

  • Kontakt i drejtpërdrejtë me kafshë të infektuara
  • Sekrecione (pështymë, rrjedhje nga hunda)
  • Përmes mjedisit të kontaminuar (stallat, mjetet, transporti)

Kjo sëmundje nuk është zoonotike, që do të thotë: nuk përbën rrezik për shëndetin e njerëzve dhe nuk transmetohet nga kafsha tek njeriu.

Gjithashtu lexoni:

Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare

I dënuari me 3 vjet burgim për armatim përfundon në burg

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Kosova News 15/04/2026 15/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+
19:06 -09/07/2026
Abdixhiku i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim
18:39 -09/07/2026
Policia në Mitrovicë nis fushatë kundër dhunës në familje
18:29 -09/07/2026
Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?