Kemi qenë në bisedime për 21 orë dhe kemi zhvilluar një sërë diskutimesh thelbësore me iranianët. Ky është lajmi i mirë,” tha Vance gjatë një daljeje për shtyp në Islamabad.
“Lajmi i keq është se nuk kemi arritur një marrëveshje,” tha ai. “Dhe mendoj se ky është më shumë lajm i keq për Iranin sesa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pra, kthehemi në SHBA pa një marrëveshje.”
Zëvendëspresidenti JD Vance tha se negociatorët iranianë refuzuan të pranonin kushtet e SHBA-së për një marrëveshje, të cilat ai këmbënguli se kishin qenë “mjaft fleksibël”.
“Ishim mjaft bashkëpunues. Presidenti na tha: ‘Duhet të vini këtu me vullnet të mirë dhe të bëni përpjekjen tuaj më të mirë për të arritur një marrëveshje.’ Ne e bëmë këtë dhe, për fat të keq, nuk arritëm të bënim asnjë përparim,” tha ai.
Vance sugjeroi se pika kryesore e mosmarrëveshjes ishte refuzimi i Iranit për të hequr dorë nga programi i tij bërthamor.
“Ne largohemi nga këtu me një propozim shumë të thjeshtë, një mënyrë mirëkuptimi që është oferta jonë përfundimtare dhe më e mira,” tha ai. “Do të shohim nëse iranianët do ta pranojnë.”



