KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti në Konferencën e Londrës për Mbrojtje: Serbia i ka 48 baza operacionale përreth kufirit të shtetit Kosovës
Politikë

Kurti në Konferencën e Londrës për Mbrojtje: Serbia i ka 48 baza operacionale përreth kufirit të shtetit Kosovës

KosovaNewss
KosovaNewss 18:21 -10/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë vizitës zyrtare në Mbretërinë e Bashkuar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konferencën e Londrës për Mbrojtje.

Duke folur për luftën hibride, kryeministri Kurti tha se ajo nuk është zëvendësim i luftës klasike por vetëm fazë përgatitore për të. Kryeministri shtoi se ajo është bërë normë kudo dhe se në ditët e sotme është lajm nëse nuk ka luftë hibride në ndonjë rund zgjedhjesh.

Kryeministri Kurti tha se është e rëndësishme që të ndërtohet qëndrueshmëri dhe adaptueshmëri në raport me këtë sfidë. Ndërsa foli edhe për ndikimet në Ballkanin Perëndimor.

“Nuk ka arsye për shumë relaksim, si të thuash, sepse Serbia është një ‘proxy’ i Rusisë dhe atje janë 48 baza të përparme operacionale përreth kufirit të shtetit tim. Të gjitha janë në atë që quhet zonë e sigurisë e NATO-s. Kremlini ka një zyrë brenda Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, në Beograd dhe Qendrat Rajonale të Russia Today dhe Sputnik për Ballkan janë në Serbi”, tha Kurti, njofton Zyra e Kryeministrit.

- Reklamë -

Vizita në Britani, Kurti me ministrin e Shtetit për Mbrojtje diskutojnë thellimin e bashkëpunimit ushtarak

Ai theksoi se nevojitet sundim i ligjit, luftim i korrupsionit, respektim i të drejtave të njeriut dhe më shumë solidaritet.

Duke folur në kontekst të agresionit rus dhe sfidave të sigurisë për Evropën, kryeministri tha se Ukraina është një mundësi që Evropa të bashkohet në një nivel tjetër.

“Mendoj që nëse Bashkimi Evropian arrin të menaxhojë beteja të caktuara në këtë dekadë, dekada e ardhshme lehtë mund të jetë dekada e BE-së. Këtu jam shumë optimist që të dyja NATO-ja, veçmas Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, mund të luajnë një rol të madh”, shtoi ai.

Kryeministri Kurti, po ashtu, foli për rëndësinë e zhvillimit të industrisë ushtarake, përkatësisht prodhimit të armëve dhe municionit, si dhe atë të edukimit të të rinjve.

“Ajo çfarë bëj në vendin tim, Republikën e Kosovës, është angazhimi me të rinjtë. Është shumë e rëndësishme që të angazhohemi me të rinjtë, sepse po e humbasim kontaktin. Hapësira ndërmjet gjeneratave është problematike dhe lufta hibride mund të jetë fatale”, tha kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin

Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal

Policia jep detaje për vdekjen e dy personave  nga Kosova në Shëngjin

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

KosovaNewss 10/04/2026 10/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?