KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryesia s’dakordet për rendin e ditës për seancën e së premtes, PDK: S’kishte vullnet politik për rezolutën
Politikë

Kryesia s’dakordet për rendin e ditës për seancën e së premtes, PDK: S’kishte vullnet politik për rezolutën

Kosova News
Kosova News 16:03 -08/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të dakordohet për rendin e ditës për seancën e së premtes, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në shqyrtim të futet një rezolutë për mbrojtjen e së kaluarës historike dhe trajtimin e viktimave të luftës, raporton Ekonomia Online.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, tha se kjo çështje nuk duhet të trajtohet si politike dhe bëri thirrje për unitet të deputetëve në miratimin e një teksti të përbashkët.

“Kryesia e Kuvendit nuk ka arritur që të dakordohet për rendin e ditës, të cilin do ta kemi për shqyrtim deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës në seancën e ditës së premte.

Siç e dini, Partia Demokratike e Kosovës ka proceduar dhe ka protokolluar kërkesën për miratimin e një rezolute të veçantë, e cila për trajtim do të kishte mbrojtjen e të kaluarës sonë historike dhe trajtimin e viktimave të luftës së fundit në Kosovë. Ne, për ne asnjëherë kjo çështje nuk ka qenë politike. Kujtesa nuk është vetëm e kaluara. Kujtesa është identitet. Kujtesa është themeli mbi të cilin ndërtohemi ne si shoqëri, si institucione, si shtet. Ne kemi synuar edhe në seancën e kaluar dhe ne insistojmë edhe sot në kryesinë e Kuvendit, që deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ulen për miratimin e një teksti të dakorduar mes grupeve parlamentare, dhe përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të kontaktojnë tashmë grupet parlamentare për të dhënë këtë iniciativë, në mënyrë që në Kuvend të dalim të bashkuar, dhe një rezolutë të tillë ta votojmë me unanimitet, me solemnitet, dhe ta trajtojmë me seriozitet këtë çështje kombëtare”, tha ajo.

- Reklamë -

Ndërkaq, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, tha se mungesa e vullnetit politik ka penguar që kjo pikë të përfshihet në rendin e ditës.

“Nuk ka pasë vullnet politik nga përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe si rezultat i kësaj nuk kemi mundë që të vendoset si pikë e parë e rendit të ditës”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

Costa: Ka pasur progres të rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duhet të sigurojmë zbatim të plotë të marrëveshjes së Ohrit

Kosova merr mbështetje nga Brukseli dhe Uashingtoni, por përballet me sfida politike

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe

Kosova News 08/04/2026 08/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?