KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home
Pa kategori

Alban Begolli
Alban Begolli 11:30 -08/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari Amerikan i Shtetit Marco Rubio ka njoftuar se gazetarja Shelly Kittleson, e cila u rrëmbye rreth një javë më parë në Bagdad (kryeqyteti irakian), është liruar.

Grupi militar i mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah, kishte njoftuar më herët gjatë ditës së martë se do ta lironte Kittleson-in, e cila u rrëmbye më 31 mars, me kusht që ajo të largohej menjëherë nga Iraku.

Rubio tha se lirimi i saj “reflekton angazhimin e palëkundur të administratës Trump për sigurinë e qytetarëve amerikanë, kudo që ndodhen në botë”. Ai falënderoi zyrtarët irakianë për ndihmën e dhënë në sigurimin e lirimit të saj dhe shtoi se SHBA-të tani “po punojnë për të mbështetur largimin e saj të sigurt nga Iraku”.

Sipas BBC në kohën e rrëmbimit të 49-vjeçares, qeveria irakiane tha se forcat e sigurisë kishin ndjekur të dyshuarit në një ndjekje që çoi në përmbysjen e një makine të rrëmbyesve dhe arrestimin e një personi.

Javën e kaluar, kryeministri irakian Mohammed Shiaa al-Sudani urdhëroi forcat e sigurisë të ndiqnin ata që ishin përgjegjës për rrëmbimin e të huajve.

Në një postim të veçantë, Assaf tha se grupi do të publikonte një regjistrim që tregonte “rolet dhe aktivitetet e Kittleson-it në Irak”, pa dhënë detaje të tjera.

Rrëmbimi ndodhi mes sulmeve të vazhdueshme nga Irani dhe milicitë shiite irakiane të lidhura me të ndaj objektivave të lidhura me SHBA-të në Irak dhe rajon, që prej shpërthimit të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Miku i gazetares, analisti i sigurisë kombëtare në CNN, Alex Plitsas, tha se e kishte parë “deklaratën e supozuar” për lirimin e saj, por shtoi: “nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara që kjo është e vërtetë”.

Mësohet se zyrtarët amerikanë e kishin kontaktuar Kittleson-in disa herë para se të rrëmbehej për ta paralajmëruar për kërcënimet ndaj saj.

Plitsas kishte deklaruar më parë se Kittleson ishte paralajmëruar nga qeveria amerikane për një kërcënim specifik ndaj saj nga paramilitarët e mbështetur nga Irani. Emri i saj ishte në një listë në posedim të grupit të Kataib Hezbollah, që thuhej se po planifikonte të rrëmbente ose vriste gazetare femra.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

Alban Begolli 08/04/2026 08/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Vetaksident tragjik në Shirokë, humb jetën një 52-vjeçar pas përplasjes me automjet
13:33 -21/07/2026
OVL e UÇK-së përkujton dëshmorët e korrikut
13:05 -21/07/2026
MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan
12:47 -21/07/2026
Moti në Kosovë, IHMK: Mund të ketë stuhi, rrebeshe dhe erëra të forta në disa rajone
12:16 -21/07/2026
Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale
11:49 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?