KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike
Rajon

Rama: Negociatat me BE-në po ecin përpara me shpejtësi unike

Kosova News
Kosova News 21:08 -07/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se procesi i negociatave me Bashkimin Europian po ecën përpara me shpejtësi unike, ndërsa në krah kemi Komisionin Europian që ka dhënë vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë.

I pranishëm në një aktivitet për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik, Rama u ndal tek ecuria e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa vlerësoi rolin e administratës publike në këtë proces.

“Procesi i negociatave po ecën para me sukses dhe me një shpejtësi unike jo vetëm për meritën tonë, por dhe për kontekstin në të cilin zhvillohet gjeopolitikisht”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se procesi po ecën edhe falë kësaj administrate që zhvillohet dhe rritet në çdo aspekt, pavarësisht problematikave që nuk mungojnë dhe çështjeve që kanë nevojë të adresohen çdo ditë.

“Sot jemi në kushtet kur po ballafaqohemi me Komisionin Europian, të cilin e kemi në krah, gjë që është shumë e rëndësishme dhe përballë kemi shtetet anëtare, për piketat e ndërmjetme që janë moment kyç në negociata dhe për të cilat KE ka dhënë vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për Shqipërinë”, shtoi Rama.

Kryeministri hodhi poshtë po ashtu zërat se negociatat janë bllokuar.

“Flitet e përflitet lart e poshtë për arsye të mosarsyes se negociatat janë bllokuar, janë ndaluar dhe penguar totalisht. Kjo është e pavërtetë dhe kush e thotë këtë nuk e ka idenë për çfarë flet”, u shpreh Rama.

Rama theksoi se negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë, por janë një proces testimi i vazhdueshëm dhe provimesh të vazhdueshme.

“Ky provim që tani zhvillohet mes nesh dhe vendeve anëtare është një provim kyç, por ama nuk ka absolutisht, zero, motiv për të folur për bllokim apo pengim. Jemi totalisht sipas agjendës së përcaktuar”, shtoi Rama.

Sipas tij, “prilli është muaji i diskutimeve intensive, pasi në fund të marsit janë mbledhur të gjitha pyetjet e vendeve anëtare dhe pas diskutimeve do të vijë edhe vendimmarrja”.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 07/04/2026 07/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor
13:53 -08/07/2026
Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
12:38 -08/07/2026
Ardian Gjini e Daut Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit
12:06 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?