Medalja “Army Achievment Medal” u ndahet oficerëve-kursantë që tregojnë përfomancë të lartë gjatë realizimit të kursit përkatës, e këtë e fitoi Oficeri i FSK-së Nëntoger Gzim Morina me një sukses shumë të lartë të Kursit Bazik për Oficer të Logjistikës në Army Logistics University të ShBA-së.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ku dhe shtoi se kjo shkollë përgatit oficerët në fushën e logjistikës, mbështetjen me klasa të furnizimit, organizimin e konvojeve taktike si dhe për operacione luftarake me shkallë të gjerë, si dhe mundësinë e përgatitjes për mbështetje logjistike njësive operacionale në terren.


