KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » NATO feston 77-vjetorin mes krizës ekzistenciale dhe konflikteve globale
Botë

NATO feston 77-vjetorin mes krizës ekzistenciale dhe konflikteve globale

Kosova News
Kosova News 22:54 -04/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Për tetë dekada, NATO ka qenë shtylla kurrizore e sigurisë perëndimore. E krijuar në vitin 1949, ajo kishte një mision të qartë, mbrojtjen e Europës nga rreziku sovjetik. Sot megjithatë, rreziku nuk po vjen nga tanket në Lindje, por nga tensionet e larta në Gjirin Persik.

Lufta që nisi më 28 shkurt me sulmet ajrore amerikane dhe izraelite mbi Iran, ka shpërthyer si një tërmet që po shemb muret e aleancës në Bruksel. Donald Trump e ka shprehur hapur indinjatën e tij me NATO-s. Shkak është bërë refuzimi i anëtarëve europianë për të dërguar anije lufte për të zhbllokuar Ngushticën e Hormuzit. Për Trump-in, ky është një “turp” dhe provë se aleanca është kthyer në një barrë që mbahet vetëm mbi shpatullat e Amerikës.

Franca, Gjermania dhe vendet e tjera kryesore të BE-sh hezituan, pasi druhen se përfshirja direkte në një luftë kundër Iranit do të sillte valë të reja refugjatësh dhe sulme terroriste në Europë. Refuzimi i prerë e acaroi Uashingtonin. Presidenti Trump e quajti NATO-n një “rrugë me një drejtim“. Ai paralajmëroi se po shqyrton “seriozisht” tërheqjen totale, duke deklaruar: “Amerika po mbron vende që nuk i gjenden pranë kur ajo ka nevojë.”

Kërcënimi i Trump ka ndezur një debat të madh ligjor. Pyetja që mundon juristët është, nëse presidenti ka ka të drejta ligjore të braktisë i vetëm një aleancë 77-vjeçare. Kushtetuta e SHBA-ve specifikon se shefi i Shtëpisë së Bardhë ka fuqinë të lidhë traktate me pëlqimin e dy të tretave të Senatit, por nuk specifikon asgjë për procesin e tërheqjes prej tyre.

Kongresi miratoi një ligj që ndalon çdo president të pezullojë ose të tërhiqet nga NATO pa mbështetjen e dy të tretave të Senatit. Ironia është se një nga autorët e këtij ligji ishte Marco Rubio, i cili sot shërben si Sekretar Shteti i Trump. Rubio ka deklaruar se Uashingtoni duhet të “rishikojë marrëdhëniet” pas luftës me Iranin, duke i dhënë kështu mbështetje linjës së ashpër të presidentit.

Ekspertët janë të mendimit se nëse çështja shkon në gjykatë, Trump mund të argumentojë se neni i vitit 2023 është antikushtetues. Sipas këshilltarëve ligjorë të Shtëpisë së Bardhë, presidenti ka autoritet ekskluziv mbi traktatet ndërkombëtare.

Nëse NATO shpërbëhet, Europa nuk humbet vetëm ushtarë. SHBA-të zotërojnë rrjetin më të madh të satelitëve spiunë në botë. Pa këta satelitë, ushtritë e Francës apo Gjermanisë janë pothuajse “të verbra” në fushëbetejë. Ato nuk do të mund të monitoronin lëvizjet e raketave ruse apo planeve iraniane në kohë reale.

Përveç inteligjencës, Europa varet nga teknologjia amerikane për mbijetesë:

Mbrojtja Raketore: Sistemet “Patriot” që mbrojnë qytetet si Berlini apo Varshava janë pronësi dhe teknologji e SHBA-ve.

Logjistika: Europa ka mungesa të mëdha në avionë transportues dhe furnizues me karburant në ajër. Pa ndihmën e Pentagonit, forcat europiane nuk mund të operojnë as disa qindra kilometra larg kufijve të tyre.

Qëndrimet e Parisit dhe Berlinit Franca po udhëheq thirrjet për një “Europë sovrane“, duke argumentuar se NATO pa amerikanët është tashmë një realitet që duhet pranuar. Ndërkohë, Gjermania mbetet e alarmuar. Për Berlinin, mbrojtja pa “çadrën” amerikane shihej si e pamundur deri dje, por sot po kthehet në skenarin kryesor të punës.

Analistët paralajmërojnë se neni i mbrojtjes reciproke (Neni 5) është tashmë i vdekur në praktikë. Nëse Presidenti dhe ushtria amerikane nuk janë të përkushtuar ndaj sigurisë europiane, asnjë ligj në Kongres nuk mund t’i detyrojë ata të luftojnë. Deklaratat e fundit të Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili refuzoi të rikonfirmonte angazhimin ndaj NATO-s, ishin goditja përfundimtare për besueshmërinë e aleancës.

Ndërkohë, Moska po përfiton nga ky kaos. Raportet sugjerojnë se Rusia po ndihmon Iranin me të dhëna për të goditur bazat amerikane, ndërsa Trump ka lehtësuar disa sanksione mbi naftën ruse për të ulur çmimet e energjisë. Ky afrim i çuditshëm mes Uashingtonit dhe Moskës ka tmerruar aleatët në Europën Lindore, të cilët ndihen të tradhtuar.

Faqja po kthehet Edhe nëse NATO mbijeton në letër, fryma e saj është shpërbërë. Ne po hyjmë në një epokë ku “aleancat e përhershme” po zëvendësohen nga interesat e çastit. Vizita e ardhshme e Sekretarit Mark Rutte në Uashington shihet si “shansi i fundit“. Nëse ai dështon të bindë Trumpin, kapitulli 80-vjeçar i udhëheqjes amerikane në Europë do të mbyllet përgjithmonë, duke e lënë kontinentin të zbuluar në një botë ku forca po bëhet i vetmi rregull.

Gjithashtu lexoni:

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje

Kosova News 04/04/2026 04/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?