KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK kërkon debat parlamentar për çështjen e rritjes së çmimit të naftës
Politikë

LDK kërkon debat parlamentar për çështjen e rritjes së çmimit të naftës

Kosova News
Kosova News 17:01 -01/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka kërkuar debat parlamentar për të premten, më 03.04.2026, në lidhje me rritjen e çmimit të naftës.

Deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, në një konferencë për media, më 01.04.2026, e ka cilësuar si “fatkeqësi” që pikat urgjente të propozuara nga ai, nuk u shtuan në rend dite në Komisionin për Buxhet. Pikë tjetër, pos asaj të rritjes së çmimit të derivateve të naftës ishte edhe energjia elektrike.

“Në rrjedhë dhe në vazhdimësi të kësaj, deputetët e LDK-së kemi kërkuar që këtë të premte të mbahet një seancë e jashtëzakonshme ku do të diskutojmë saktësisht për këtë temë. Shpresojmë se do të kemi prezentë edhe përfaqësuesit e Qeverisë për të diskutuar saktësisht se çfarë po bën Qeveria e Kosovës për të mbrojtur dhe përkrahur qytetarët nga rritja e çmimeve” – tha Mustafa.

Ai tha se ministri i Financave, Hekuran Murati, do duhej të raportonte në komisionin parlamentar edhe rreth çështjes: pse punëtorët e RTK-së nuk e kanë pranuar pagën e 13-të?.

Edhe deputeti dhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se çmimet e derivateve janë rritur me rreth 40 % krahasuar me datën 28 shkurt 2026, kur nisën sulmet. Rrjedhimisht, sipas tij, janë rritur kostot e prodhimit dhe operimit të bizneseve, të cilat po barten te çmimet e produkteve të konsumit dhe produkteve të ndërmjetme.

Hoti tha se për t’u përballur me këtë krizë, Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë vetëm një masë: ka përcaktuar marzhet e fitimit për bizneset që merren me derivate.

“Gama e gjerë e masave të nevojshme në raste të tilla nuk është shqyrtuar fare nga Qeveria. Kjo qasje është e çuditshme, kur kihet parasysh rritja e deritanishme prej 40 për qind e çmimit të derivateve” – tha ai.

Sipas tij, kjo masë e Qeverisë nuk është adekuate për dy arsye.

E para, sipas Hotit, caktimi i marzhës së fitimit e mban fitimin e biznesit brenda një kufiri të caktuar, por u mundëson bizneseve që çdo rritje e çmimit në tregjet ndërkombëtare ta bartin plotësisht te konsumatori.

“Me këtë masë, bizneset nuk kanë asnjë nxitje të ulin shpenzimet. Kështu që, konsumatori jo vetëm që nuk mbrohet, por e paguan plotësisht rritjen e çmimit të derivateve” – ka shkruar ai.

E dyta, Hoti thotë se përvoja dëshmon se intervenimet e tilla, në dukje tërheqëse për qytetarin, e përkeqësojnë situatën.

“Këto lloj intervenimesh bëjnë që, në pamundësi të operimit brenda marzheve të fitimit të përcaktuara nga Qeveria, disa biznese të dalin nga tregu. Rrjedhimisht, konkurrenca dëmtohet pasi tregu koncentrohet në pak biznese” – ka shtuar Hoti.

Më 04.03.2026, ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, kishte njoftuar se ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes së menjëhershme të çmimeve të derivateve si pasojë e zhvillimeve të fundit në Lindjen e Mesme.

Gjithashtu lexoni:

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Ardian Gjini e Daut Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit

Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja

Kosova News 01/04/2026 01/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha
13:30 -08/07/2026
Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
13:10 -08/07/2026
KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc
12:38 -08/07/2026
Ardian Gjini e Daut Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit
12:06 -08/07/2026
Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim për keqpërdorim të pozitës zyrtare
11:49 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?