KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi dhe dëshmitarë, ato duhet të shndërrohen në aktakuza!
Lajme

Kurti: Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës kanë dëshmi dhe dëshmitarë, ato duhet të shndërrohen në aktakuza!

Kosova News
Kosova News 13:30 -28/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka përkujtuar viktimat e masakrës së 28 marsit 1999 në Podujevë, duke theksuar nevojën për drejtësi dhe ruajtjen e kujtesës historike.

Kurti rikujtoi se mbi familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu u krye një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë, ku mbetën të vrarë 21 persona, gra, fëmijë dhe të moshuar. Ai theksoi se këtë masakër e kreu njësiti famëkeq Shkorpionët, i njohur për krime të rënda edhe gjatë luftës në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë Masakra e Srebrenicës.

Sipas tij, pas vrasjes së dy burrave të moshuar, gratë dhe fëmijët u rreshtuan përballë një muri dhe u pushkatuan, ndërsa pesë të mbijetuar mbeten dëshmitarë të gjallë të krimit dhe të qëndresës njerëzore përballë barbarisë.
Postimi i plotë:

Në këto ditë të kujtesës, mes dhimbjes dhe krenarisë, përkujtojmë 21 të vrarët në masakrën në Podujevë.
Më 28 mars 1999, mbi familjet Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, u krye një nga krimet më të rënda ndaj civilëve shqiptarë.

Njësiti famëkeq “Shkorpionët”, që kishte kryer masakra në Bosnje e Hercegovinë, përfshirë edhe në Srebrenicë, erdhi në Kosovë për të përsëritur të njëjtën mizori.

Pasi vranë dy burra të moshuar, i rreshtuan përballë një muri gratë dhe fëmijët. Me dy breshëri plumbash, pushkatuan shtatë gra dhe shtatë fëmijë, përfshirë një foshnjë 18 muajshe.

Nga ky krim, mbijetuan pesë dëshmitarë të jetës. Dëshmi e gjallë e krimit të Serbisë dhe e forcës njerëzore përballë barbarisë. Fëmijët që u qëlluan me 32 plumba, Saranda, Fatosi, Jehona, Liria dhe Genci, në trup mbajnë historinë e popullit që nuk u dorëzua. Një histori e shkruar me gjak, me guxim dhe me shpresë.

Krahas dhimbjes, sot nderojmë forcën e tyre. Kujtojmë se sa i lartë ishte çmimi i lirisë, dhe se sa e shtrenjtë dhe e shenjtë është ajo. Përkulemi para sakrificës së popullit tonë dhe ngrihemi me zotimin për të mos harruar kurrë.

Krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë kanë dëshmi dhe dëshmitarë. Ato duhet të shndërrohen në aktakuza konkrete dhe dënime të merituara. Institucionet tona kanë për obligim që këto dëshmi të bëhen themel i drejtësisë së mohuar për dekada.

Themelimi i Institutit për Krimet e Kryera Gjatë Luftës në Kosovë është një hap i rëndësishëm drejt dokumentimit të së vërtetës historike. Por kjo duhet të pasohet me veprime konkrete nga sistemi i drejtësisë.
U bëjmë thirrje institucioneve të Republikës së Kosovës, veçanërisht Prokurorisë së Shtetit, që të veprojë me vendosmëri më të madhe. Me ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, ia kemi mundësuar sistemit të drejtësisë së Kosovës të nisë procese, të ngrejë akuza, të shqyrtojë çështjet e të dënojë kriminelët e luftës, edhe kur ata janë në mungesë. Vrasësit, ekzekutorët dhe urdhërdhënësit e këtyre krimeve duhet të dalin para drejtësisë.

Në katër vitet e fundit, numri i hetimeve dhe aktakuzave për krimet e luftës në Kosovë është rritur, por duhet bërë shumë më tepër për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Nuk mund të ketë paqe të plotë pa drejtësi.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të rënët për liri. E përhershme është përgjegjësia jonë për historinë dhe drejtësinë për të vrarët, dhe për zhvillimin e Republikës sonë!

Gjithashtu lexoni:

Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale

Elshani: Kthimi në punë i policëve të dorëhequr është i pamundur

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Policia e Kosovës njofton për një e-mail të rremë në emër të drejtorit të Përgjithshëm

Pas zjarrit në deponinë e mbeturinave në Sverkë të Pejës, angazhohet FSK-ja

Kosova News 28/03/2026 28/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?