KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla: Përkushtimi ynë në drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale do të detyrojë kriminelët serbë të përballen me përgjegjësinë e tyre
Politikë

Gërvalla: Përkushtimi ynë në drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale do të detyrojë kriminelët serbë të përballen me përgjegjësinë e tyre

KosovaNewss
KosovaNewss 22:57 -27/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, mori pjesë në diskutimin e organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, me rastin e promovimit të librit “Hallka më e fortë: Një histori gojore e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë”, nga autorja Anna Di Lellio, në bashkëpunim me Garentina Kraja.

Me këtë rast, Gërvalla cilësoi gruan shqiptare si një hallkë të fortë që mban shoqërinë mbi supe, e palëkundur përballë dhunës, terrorit dhe padrejtësisë, përballë përdhunimit si armë lufte dhe strategjive politike e të qëllimshme të Serbisë që synonin të shkatërronin çdo gjurmë të njerëzimit në Kosovë.

“Ajo qëndroi, e fortë dhe e guximshme, duke kthyer dhunën në rezistencë dhe tmerrin në histori që nuk mund të fshihet, as të falet e harrohet. Forca e saj është më e madhe se çdo frikë, më e madhe se çdo heshtje, dhe më e madhe se çdo përpjekje për ta margjinalizuar. Ajo është heroinë e gjallë”, u shpreh Gërvalla.

Siç edhe u nënvizua gjatë diskutimit, rëndësia e librit “Hallka më e fortë”, shkon përtej Kosovës sepse kontribuon edhe në përpjekjet globale për të kuptuar dhe dokumentuar dhunën seksuale në konflikt, si dhe për ta trajtuar atë jo vetëm si një strategji individuale por një krim që kërkon përgjegjësi institucionale dhe ligjore.

“Duke falënderuar znj. Di Lellio dhe znj. Kraja për këtë dokumentim të guximshëm, mbetem me besimin se përkushtimi ynë në drejtësi për të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale do të detyrojë kriminelët serbë të përballen me përgjegjësinë e tyre”, deklaroi ministrja Gërvalla.

Ajo ritheksoi se guximi i grave shqiptare është hallka më e fortë që sfidon heshtjen dhe frymëzon drejtësi, duke shtuar se drejtësia, në fund, gjithmonë triumfon.

“Hallka më e fortë”, libri më i ri i autores Anna Di Lellio dhe bashkëautores Garentina Kraja, dokumenton historinë gojore të 20 grave nga 20.000 që i mbijetuan përdhunimin si armë lufte gjatë luftës në Kosovë dhe i jep zë guximit dhe rezistencës së tyre të jashtëzakonshme.

Gjithashtu lexoni:

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Aksion i madh i policisë në Prizren dhe Suharekë, kontrolle në autoparkime

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

KosovaNewss 27/03/2026 27/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?