Kryetari i Mitrovicës, , ka njoftuar për një aksion të autoriteteve komunale për largimin e tabelave reklamuese dhe billboardëve të vendosur pa leje në qytet.
Përmes një reagimi publik, Peci theksoi se synimi është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, duke e kthyer Mitrovicën në një “qytet normal ku sundon rregulli, rendi dhe ligji”.
Ai bëri të ditur se të gjitha reklamat e vendosura në mënyrë të kundërligjshme do të hiqen, ndërsa ka rekomanduar një përjashtim të vetëm: billboardin kushtuar ish-presidentit dhe ish-kryetarit të Kuvendit , duke përmendur rrethanat në të cilat ndodhen ata.
Peci gjithashtu kritikoi përfaqësues të , të cilët sipas tij kanë reaguar ndaj aksionit në terren. Ai u shpreh se ata “po bëjnë filma në rrugë”, duke shtuar se reagimet e tyre lidhen më shumë me interesat e bizneseve sesa me figurat e Thaçit dhe Veselit.

9


