Është raportuar se një kompani ndërtimore në Mitrovicë ka filluar punimet ndërmjet rrugëve “Ushkin Kovaçica” dhe “Ehat Prekazi”, pa respektuar dispozitat ligjore për rrënim dhe duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe nxënësve që qarkullojnë në atë zonë.
Me këtë rast, Inspeksioni komunal i Mitrovicës nisi ndërmarrjen e veprimeve, duke filluar me ndalimin e punimeve.
Sipas njoftimit të komunës, inspeksioni ka shqiptuar gjobë ndaj ndërtuesve dhe operatorit të rrënimit, si edhe ka rrethuar vendpunishten, duke vendosur shirita.
“Shiritat nuk do të largohen deri në përmbushjen e të gjitha obligimeve sipas dispozitave ligjore”, deklaron Komuna e Mitrovicës.


