Zhvillimi i mëtejmë në fushën ekonomike, rritja e investimeve dhe zgjerimi e bashkëpunimi në sektorë të ndryshëm strategjikë të bujqësisë, ka qenë temë diskutimi mes ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Armend Muja me shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, Heleni Vakali.
Siç njofton ministria, në këtë takim palët diskutuan mundësitë konkrete për bashkëpunim në fusha si bujqësia, zhvillimi rural dhe investimet në sektorë të ndryshëm, me qëllim, sipas tyre, të rritjes së mirëqenies ekonomike dhe forcimit të lidhjeve institucionale.
“Ministri Muja shprehu përkushtimin e tij për të thelluar marrëdhëniet me shtetin grek dhe për të ndërtuar partneritete të qëndrueshme në të ardhmen”, thuhet në njoftim.
Takimi,s i pas ministrisë, u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt avancimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.


