KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Politikë

Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim

Kosova News
Kosova News 12:03 -19/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension të vazhdueshëm, teksa i ka bërë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndëshkojë këtë qasje destabilizuese të Serbisë.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që të mos bien pre e politikave nxitëse, destabilizuese, autokrate dhe shtypëse të Serbisë, pas demonstrimit të stërvitjeve ushtarake me helikopterë dhe parashutistë në zona të banuara me shqiptarë në komunën e Bujanocit dhe krejt afër kufirit me Kosovën.

“Një shfaqje e tillë e forcës ushtarake mbi shtëpi, shkolla, qendra të mjekësisë përbën jo vetëm trysni, nxitje tensioni dhe përpjekje për të frikësuar banorët atje, që ka vite që po përballen me spastrim etnik administrativ nga regjimi autokrat serb, por tregon edhe një provokim të hapur ndaj shtetit tonë të pavarur të Republikës Kosovës”, tha Kurti në fjalën e tij hyrëse në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Këto provokime në afërsi të brezit kufitar në Karaqevë, nga njësia e brigadës 66 e parashutistëve të Serbisë, përmes stërvitjeve me helikopter H125M dhe kërcënimet me parashutë, disa metra larg kufirit me Republikën e Kosovës, sipas kryeministrit, përbëjnë një shfaqje të rrezikshme të agresionit.

- Reklamë -

“Kjo shfaqje bëhet edhe më alarmuese kur kujtojmë se e njëjta njësi ka trajnuar dhe mbështetur grupin e kriminelit Milan Radojçiq, të cilët realizuan sulmin agresorë terrorist në fshatin Banjskë të Zveçanit, kur vranë rreshterin policor Afrim Bunjaku, heroin e Kosovës. Këto lëvizje ushtarake të kombinuara me retorikën nxitëse të presidentit të Serbisë, Vuçiq, se kinse Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm nga një aleancë Kroaci- Shqipëri-Kosovë, si dhe blerja e armatimit kinez dhe rus konfirmojnë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në tension të vazhdueshëm”, tha tutje Kurti.

Sipas shefit të ekzekutivit kosovar, në një kohë kur siguria globale është tejet e brishtë, për shkak të agresionit të vazhdueshëm rus në Ukrainë, si dhe tensioneve në rritje në Lindjen e Mesme, me Iranin gjithnjë e më agresor ndaj fqinjëve, Beogradi po shfrytëzon këtë moment për të sfiduar gatishmërinë e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të sigurisë dhe në përgjithësi stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, sipas interesave e Serbisë dhe aleatëve të saj, Rusisë dhe Iranit, që duan të kenë trazira, konflikte dhe paqëndrueshmëri gjithandej.

“Nga anë tjetër, duhet të vërejmë edhe që Serbia këtë po e bën nga dëshpërimi i saj. Së pari, tash nuk kanë më struktura ilegale e paralele në Kosovë që të na destabilizojnë e cenojnë së brendshmi, andaj sillen e pështillen rrotull kufirit. Dhe së dyti, Serbia nuk mund të mbaj më rajonin tonë të Evropës Juglindore peng. Ajo ka ngelur e fundit për nga indekset ndërkombëtare të demokracisë, drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit, të gjithë ne të tjerët e duam Bashkimin Evropian, kurse ajo është përcaktuar për Federatën Ruse”, ka nënvizuar Kurti.

Me këtë rast, Kurti i bëri thirrje shqiptarëve në Luginën e Preshevës që të mos bien pre e politikave nxitëse, destabilizuese, autokrate dhe shtypëse të Serbisë.
“Institucionet e Kosovës mbeten vigjilente dhe të gatshme për t’u përballur me çdo kërcënim. Por është koha që komuniteti ndërkombëtar të ndëshkoj këtë qasje destabilizuese të Serbisë që kërcënon drejtpërdrejt paqen dhe sigurinë rajonale. Është koha e fundit pra që bota demokratike të dënojë veprimet e tilla të përsëritura të Serbisë dhe të ndërmarrë hapa konkret për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc”, ka përfunduar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!

Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre

Kryeministri Kurti: 50 milionë euro për skanimin e burimeve minerare

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Kosova News 19/03/2026 19/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
MPB demanton Daut Haradinaj: Dy serbët u regjistruan më 2001 dhe 2007, dokumentet e Kosovës i morën në 2011 dhe 2015
14:56 -04/06/2026
Diskutohet bashkëpunimi në sistemin e drejtësisë
14:54 -04/06/2026
Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”
14:43 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
14:14 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?