KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “predhë”
Botë

Centrali bërthamor i Bushehrit në Iran goditet nga një “predhë”

Kosova News
Kosova News 14:25 -18/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Centrali i vetëm i energjisë atomike në Iran është goditur nga një predhë e paidentifikuar, ka thënë operatori rus i centralit, duke shtuar se nuk ka pasur të lënduar apo rrjedhje rrezatimi.

Kjo është hera e parë që centrali bërthamor i Bushehrit goditet që nga fillimi i luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Kompania shtetërore Rosatom tha në një postim në Telegram se sulmi ndodhi “më 17 mars, në orën 18:11 sipas kohës së Moskës”.

“Një sulm është kryer në territorin ngjitur me ndërtesën e shërbimit metrologjik, e vendosur në hapësirën industriale të centralit bërthamor Bushehr, në afërsi të menjëhershme të njësisë së energjisë në funksion”, thuhet në njoftim.

“Situata e rrezatimit në platformë është normale”, tha Rosatom, duke shtuar se nuk ka pasur viktima në mesin e punonjësve të saj.

Në përgjigje, International Atomic Energy Agency bëri thirrje për “përmbajtje maksimale”.

“Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi, rithekson thirrjen për përmbajtje maksimale gjatë konfliktit për të parandaluar rrezikun e një aksidenti bërthamor”, tha agjencia në një postim në X.

Bushehri është centrali i vetëm bërthamor i Iranit. I vendosur në bregdetin verior të Gjirit Persik, ai furnizohet me uranium të prodhuar në Rusi, jo në Iran, dhe monitorohet nga IAEA.

Ndërkohë, mediat lokale izraelite raportuan më 18 mars se të paktën dy persona janë vrarë nga një sulm me raketa iraniane në Izrael, teksa Irani ka vazhduar të lëshojë raketa dhe dronë nëpër Lindje të Mesme.

Ky raportim vjen një ditë pasi u konfirmua vrasja e Ali Larijanit, një nga figurat më të fuqishme të Iranit dhe një njeri i besueshëm i udhëheqësit të ndjerë suprem, Ajatollah Ali Khamenei, në një sulm ajror në kryeqytetin Teheran.

Ngushtica e Hormuzit – nëpër të cilën kalon një e pesta e transporteve botërore të naftës – vazhdon të jetë e mbyllur për shkak të sulmeve kundër anijeve.

Presidenti amerikan, Donald Trump u kishte bërë thirrje shteteve në gjithë botën që të ndihmojnë në rihapjen e rrugëve detare për transport të naftës.

Por, së fundi ai tha se Shtetet e Bashkuara janë informuar nga shumica e aleatëve të tyre në NATO se nuk duan të përfshihen në operacionin ushtarak të vendit në Iran.

Ndërkohë, Joseph Kent, kreu i Qendrës Kombëtare Kundërterrorizmit të Shteteve të Bashkuara, tha se po jep dorëheqje për shkak të operacionit ushtarak në Iran.

Sulmet e Iranit ndaj shteteve lidere për prodhim të naftës së papërpunuar nëpër rajonin e Gjirit kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të çmimeve të energjisë në shumë shtete./REL/

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 18/03/2026 18/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial
18:07 -09/07/2026
Haziri largohet nga mbledhja e LDK-së: Po analizohen rezultati zgjedhor dhe kërkesat për koalicion
18:03 -09/07/2026
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
17:58 -09/07/2026
Ministri Hoti miraton dy Udhëzime në shërbimet sociale dhe familjare
15:42 -09/07/2026
Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit
15:39 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?