Një aksident me fatalitet ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në rrugën Podujevë – Prishtinë, ku ka humbur jetën ngasësi i një motoçiklete.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në aksident ka qenë e përfshirë një motoçikletë.
“Si pasojë e plagëve të marra, ngasësi i saj nuk ka arritur të mbijetojë. Vdekja e viktimës, mashkull, është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ”,ka thënë ajo .
Me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rajonal, i cili po zhvillon hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.


