Një civil është vrarë nga një sulm me raketa në Abu Dhabi, sulmi i fundit ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe brenda pak orësh.
Zyra e medias në Abu Dhabi tha se autoritetet iu përgjigjën një incidenti që përfshinte një raketë që binte mbi një automjet civil në zonën Al Bahyah të qytetit. Viktimë mbeti një palestinez.
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait u detyrua të pezullonte fluturimet deri në mëngjesin e sotëm pas një sulmi me dron, ndërsa një strukturë e madhe industriale në Fujairah u sulmua gjithashtu dhe u përfshi nga flakët.



