KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » QKUK rikthen çmimin 50 centë për parking
Ekonomi

QKUK rikthen çmimin 50 centë për parking

Kosova News
Kosova News 14:21 -15/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas reagimeve dhe kritikave të shumta Bordi i Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës ka vendosur që tarifa për shfrytëzimin e hapësirave të  parkingut në QKUK të ulet nga 1 euro në 50 centë për orë.

Vendimi është mirëpritur nga qytetarët, ndonëse shumë prej tyre kërkojnë që pagesa për parking të hiqet plotësisht.

Nexhat Qollaku pagesën për të shfrytëzuar parkingun brenda hapësirave të QKUK-së e konsideron të panevojshme dhe barrë financiare për qytetarët.

“Më mirë ka qenë hiç se ka njerëz këtu me sëmundje nonstop i bie të sillet,  është një barrë e rëndë.Edhe këtu të gjobitet nuk është në rregull”, tha ky qytetar.

Edhe Osman Sejfija e sheh të arsyeshëm vendimin e QKUK-së, pasi paraqet lehtësira për pacientët dhe familjarët e tyre.

“Mirë shyqyr që diçka po lirohet…Nëse vijnë njerëzit me arsye ishte dashur.. Në botë nëse vjen me detyrë dhe dert deri në gjysmë orë- një orë është pa pagesë. Një tarifë duhet të ekzistojë për ata që rrinë më gjatë“, tha ai.

Edhe Zahir Berisha i cili punon si taksist e mirëpret uljen e tarifës nga 1 euro sa ishte më herët në 50 centë për orë.

“Mirë se 1 euro është shumë shtrenjtë.. Duhet të hiqet, sidomos për taksistët. Ne vetëm hyjmë dhe dalim. Duhet të jetë zero”, tha Zahir Berisha.

Por, në QKUK bënë të ditur se ulja e çmimit është bërë me qëllim që të lehtësohet barra financiare për pacientët dhe familjarët e tyre, raporton kosovapress.

“Ju njoftojmë, se Bordi Drejtues i Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), në mbledhjen e mbajtur më 27.02.2026, ka miratuar ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores Nr. 01/2026 për shfrytëzimin e parkingut në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).Sipas vendimit të ri, tarifa e parkingut është 0.50 € nga 1 deri në 60 minuta, si dhe 0.50 € për çdo orë të qëndrimit (€/h).Ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të barrës financiare për pacientët, familjarët dhe qytetarët që frekuentojnë QKUK-në”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Medie të QKUK-së.

Më parë,gjatë muajit shkurt të këtij viti Bordi i ShSKUK-së kishte marrë vendim për shtrenjtimin e shfrytëzimit të parkingut në e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nga 50 centë sa ishte për orë në 1 euro. Kjo pati ngjallur reagime të shumta, sidomos të pacientëve dhe familjarëve të tyre.

Gjithashtu lexoni:

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” u kërkon banorëve të Ujmanit të dorëzojnë dëshmi të pronësisë brenda 7 ditësh

Ministri Muja mobilizon ekipet për rikuperimin e prodhimit bujqësor në Istog

Dogana e Kosovës konfiskon në Vërmicë 25% të parave të padeklaruara

Kosova News 15/03/2026 15/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Sveçla përshëndet aksionin e Policisë dhe AKI-së: Askush nuk do të lejohet të përdorë pozitën zyrtare për përfitime personale
20:56 -22/07/2026
Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve
20:17 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?