KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Siguri

Nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt

Kosova News
Kosova News 23:50 -14/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Një ditë para hyrjes në fuqi të Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjetet, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar për vizitë në Kosovë,7 ku është pritur nga kryeministri Albin Kurti.

Emisari i BE-së ka mirëpritur angazhimin e Kosovës për zbatimin gradual të këtyre ligjeve. Ndërsa, kreu i ekzekutivit tha se zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe atij për Automjete do të bëhet në koordinim me emisarin special të BE-së, Sorensen, por edhe me serbët lokalë.

Nga 15 marsi do të nisë zbatimi i plotë i Ligjit për të Huajt dhe Ligjit për Veturat, e ky proces do të zhvillohet në kordinim me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog dhe me përfaqësuesit e komunitetit serb. Kështu tha kryeministri Albin Kurti pas takimit më përfaqsuesin e bashkimit evropian për dialog me serbin.

“Nga zbatimi i këtij ligji do të preken edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve që vijnë apo qëndrojnë në Kosovë nga Presheva, Medvegja, Bujanovci, fshatrat dhe qytetet e tjera të Serbisë. Një pjesë e tyre janë të angazhuar në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe edukative në sistemin ilegal paralel të financuar nga Serbia. Dua të potencoj që nuk është interesi i Republikës së Kosovës që zbatimi i ligjit për të huajt dhe i atij për veturat, të prodhojë pengesa në ofrimin e shërbimeve bazike për qytetarët. Por po ashtu dua të theksoj fuqishëm, që njësoj është qëndrim i Republikës së Kosovës, që në Kosovë nuk duhet dhe nuk mund të ketë mekanizma ilegalë të cilët mirëmbahen e financohen nga një shtet jo miqësor e që nuk e njeh Republikën e Kosovës”, deklaroi Kurti.

Ky vendim është mirëpritur nga përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për Dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen.

“Ne kemi ndjekur përpjekjet informuese dhe hapat përgatitorë të ndërmarrë nga institucionet e Kosovës dhe vërejmë pozitivisht përpjekjet e bëra për të siguruar një zbatim të rregullt të të dy ligjeve. Fushata informuese është shtrirë dhe detajet e nevojshme vazhdojnë të ofrohen në të gjithë territorin. Ne marrim parasysh planet e Qeverisë së Kosovës për të integruar shërbimet, zbatimin e ligjit, institucionet shëndetësore dhe arsimore brenda kornizës së Kosovës për t’u harmonizuar plotësisht me marrëveshjet e mëparshme të dialogut dhe marrëveshjet e tjera dhe angazhimet e BE-së”, deklaroi Sørensen.

Në takim ishte I pranishëm edhe ambasadori i Bashkimi Evropian në Kosovë, ku tha se gjatë javëve të fundit janë zhvilluar bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës dhe se tashmë ekziston një dakordim për zbatimin e ligjit, me disa hapa shtesë thelbësorë.

“Shpresojmë shumë që të gjitha ato çështje të brendshme të zgjidhen sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që të mund të ecim përpara me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Por para së gjithash, sot në takim u përqendruam në zbatimin e plotë të Ligjit për të Huajt. Diskutuam për zbatimin, të cilin do ta fillojmë nesër. Kemi pasur bisedime intensive me Qeverinë e Kosovës gjatë javëve të fundit dhe sot ka dakordim për zbatimin e Ligjit për të Huajt me hapa shtesë thelbësorë, para së gjithash sa i përket procesit të regjistrimit të serbëve të Kosovës dhe lejeve të qëndrimit të përkohshëm”, tha Aivo Orav, Ambasadori I Bashkimit Evropian në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Arrestohet një shtetas serb në Kosovë, dyshohet për importim të kundërligjshëm të armëve

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri, policia në kërkim të të dyshuarit

Kosova News 14/03/2026 14/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
​Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive
19:42 -23/07/2026
Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
19:35 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?