KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Diskutohet për mbrojtjen e konsumatorit dhe të drejtat e njeriut
Pa kategori

Diskutohet për mbrojtjen e konsumatorit dhe të drejtat e njeriut

Kosova News
Kosova News 18:23 -13/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në prag të 15 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorit, në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë u mbajt konferencë tematike me fokus mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të njeriut, me theks të veçantë te të drejtat e konsumatorit, ku u theksua nevoja për zbatim më të fortë të ligjit, koordinim institucional dhe ndërgjegjësim publik.

Me temën “Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut në Kosovë – konsumatori, shteti dhe përgjegjësia e përbashkët”, në prag të 15 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Konsumatorit, Qendra për Paqe dhe të Drejta të Njeriut në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë organizoi konferencë tematike kushtuar mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut, me fokus të veçantë në të drejtat e konsumatorit si pjesë integrale e të drejtave ekonomike dhe sociale.

“Me këtë tryezë po tentojmë që nga niveli universitar t’i diskutojmë këto problematika, këto çështje dhe, në këtë kuptim, të dalim me rezultate konkrete dhe me rekomandime me të cilat do t’i përmirësojmë edhe plan-programet e universitetit që kanë të bëjnë me pjesën e programeve të shkencave shoqërore, në mënyrë që ta ngrejmë zërin rreth dobësive të sistemit tonë karshi nevojave që i ka konsumatori”, tha VOX: profesori Armand Krasniqi, rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.

“Ne të gjithë, një nga një, mund të bëjmë shumë nëse koordinohemi dhe organizohemi mirë dhe jemi zëri i konsumatorit, zëri i blerësve tanë, të cilët në asnjë segment dhe në asnjë moment nuk duhen lejuar që të jenë pre e mashtrimeve, të cilat bëhen me qëllim të vetëm për përfitim marramendës të personave përgjegjës të subjekteve ekonomike”, deklaroi  Lumturije Vuçetaj, kryeprokurore në PTH në Pejë.

“Rolin primar në këtë rast dhe të drejtpërdrejtë të mbrojtjes së konsumatorit e kanë organet publike administrative, siç janë Inspektorati i Tregut, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Autoriteti i Konkurrencës, sepse në rast se konsumatorët hasin ndonjë praktikë të dëmshme apo çmim të padrejtë, apo mashtrim në reklamimin e çmimeve, ata kanë të drejtë ta njoftojnë Inspektoratin e Tregut, i cili pastaj fillon procedurat e verifikimit dhe inspektimit, konstaton shkelje dhe shqipton masa administrative”, tha  Vlora Pacolli Rexhepi, gjyqtare në Gjykatën Komerciale.

E ndërkaq, përfaqësuesi i Avokatit të Popullit, Arbër Berisha, përmendi disa raste ku është dëmtuar konsumatori i Kosovës. Ai tha se një prej këtyre rasteve më të rënda është faturimi i energjisë elektrike në veriun e Kosovës, i cili i ka prekur të gjithë konsumatorët e Republikës së Kosovës.

“Rast pas të cilit institucioni i Avokatit të Popullit ka dalë me një raport, ka nxjerrë rekomandimet e veta, ka dërguar rastin në organet gjyqësore dhe në të gjitha shkallët është fituar si rast. Dhe tani rasti është te Zyra e Rregullatorit për Energji, ndërsa ka mbetur që ZRRE-ja se si do ta gjejë atë modalitet të zbatimit në mënyrë që t’i kompensojë qytetarët e Kosovës”, deklaroi  Arbër Berisha, këshilltar ligjor i Avokatit të Popullit.

Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në ndërtimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e konsumatorit dhe të drejtave të njeriut, por sfidat vazhdojnë të mbeten të dukshme në planin e zbatimit praktik, koordinimit institucional dhe ndërgjegjësimit publik, ishin disa nga rekomandimet e kësaj tryeze.

Gjithashtu lexoni:

Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Hyseni: Kompleksi i banimit të përballueshëm social, projekt me rëndësi

Numërimi i votave me postë drejt fundit, kjo parti vazhdon të prijë bindshëm

PDK-së i mbetet gëzimi në fyt, LVV-së i rikthehet mandati i 52-të

27-vjetori i çlirimit të Kosovës, Haxhiu e Kurti nderojnë veprimtarin Adem Demaçi

Kosova News 13/03/2026 13/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?