KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vuçiq sulmon sërish fqinjët: Akuzon Zagrebin për përpjekje për rrëzimin e Serbisë dhe shpreh frikë nga “formimi i një aleance ushtarake” mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës
Politikë

Vuçiq sulmon sërish fqinjët: Akuzon Zagrebin për përpjekje për rrëzimin e Serbisë dhe shpreh frikë nga “formimi i një aleance ushtarake” mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:58 -13/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vučić, deklaroi se Kroacia ka bërë gjithçka për ta rrëzuar Serbinë gjatë një viti e gjysmë të fundit dhe se kjo, sipas tij, përbën një ndërhyrje brutale në punët e brendshme të Serbisë, duke treguar – siç u shpreh ai – dëshirën e Zagrebit për dominim në rajon dhe për ta poshtëruar Serbinë.
Vuçiq, në një intervistë për Radio Televizioni i Serbisë (RTS), tha se Kroacia ka qenë “mbështetja kryesore logjistike për rrëzimin e Serbisë nga njerëz brenda Serbisë” gjatë një viti e gjysmë të fundit, që nga fillimi i protestave pas rrëzimit të strehës së stacionit hekurudhor në Novi Sad.

“Ata edhe sot mbajnë persona që janë të akuzuar për vepra të rënda penale, edhe pse për ta është lëshuar fletarrest i kuq nga Interpol. Ata vazhdojnë të zhvillojnë një fushatë shumë negative kundër Serbisë. Nisën edhe aferën e rreme ‘Sarajevo safari’. Ne këtë nuk ia kemi bërë kurrë Kroacisë apo ndonjë vendi tjetër. Tentuan ta rrëzojnë vendin tonë, por nuk ia dolën”, tha Vuçiq.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit kroat, Andrej Plenković, se do ta paralajmërojë NATO-n për armatimin e ri të Serbisë, Vuçiq tha se për një vit ka dëgjuar deklarata se Kroacia ka ushtri më të fortë se Serbia, ndërsa tani në Zagreb janë habitur kur kanë parë se Serbia posedon raketa balistike hipersonike.
“Bëhet fjalë për raketa ajër-tokë, që do të thotë se godasin objektiva në tokë. Ato mund të godasin objektiva në distancë prej 200 deri në 400 kilometrash. Janë shumë të shtrenjta dhe efikase, ndërsa ne kemi marrë një zbritje të vogël”, tha Vuçiq, duke komentuar edhe faktin se Pakistani, sipas gazetarit, ka paguar rreth një milion e gjysmë euro për raketë nga Kina.
Ai shtoi se Serbia ka marrëdhënie korrekte dhe të mira me NATO dhe se do të vazhdojë t’i zhvillojë ato, por nuk ka ndërmend të anëtarësohet në këtë aleancë ushtarake.

“Do të kemi edhe stërvitje me NATO-n së shpejti, do të bëjmë gjithçka për të pasur marrëdhënie stabile me ta. Nuk duam dhe nuk do të kemi armiqësi. Por, për sa kohë që unë jam president, Zagrebi nuk do të vendosë se si Serbia do ta mbrojë vendin e saj”, shtoi Vuçiq.
Presidenti serb tha se ende ka shqetësime për “formimin e një aleance ushtarake” mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, pasi – sipas tij – dëshiron që trashëgimia e tij të jetë paqja dhe jo lufta apo konfliktet. Kjo, pavarësisht deklaratës së fundit të Plenkoviqit se gjatë një takimi në Nju Delhi kishte arritur të zbusë shqetësimet e Vuçiqit lidhur me bashkëpunimin ushtarak mes Prishtinës, Zagrebit dhe Tiranës.
“Plenkoviqi më tha se kjo nuk është e drejtuar kundër Serbisë dhe se ne po i japim shumë rëndësi kësaj çështjeje. Unë e dëgjova dhe kaq. A kam ende një dozë shqetësimi dhe frike? Po, kam. Ky aleancë ushtarake është drejtpërdrejt kundër Serbisë; nuk ekziston asnjë arsye tjetër pse është krijuar”, tha Vuçiq.

- Reklamë -

Ai shtoi se Serbia po “përgatitet për një sulm” nga Shqipëria, Kroacia dhe Kosova, duke pretenduar se këto vende po formojnë një aleancë ushtarake për ta sulmuar Serbinë në një moment të ardhshëm.
“Ata do të presin momentin kur të shpërthejë një konflikt më i madh mes Evropës dhe Rusisë, apo një përplasje edhe më e madhe në Lindjen e Mesme. Ne nuk mund të sulmojmë vendet e NATO-s dhe as nuk duam, por dyshoj në qëllimet e tyre. Mendoj se ato janë të vetmet synime – ata vetëm presin një moment të favorshëm kur të ketë kaos të përgjithshëm në botë”, tha Vuçiq.

Ai u përpoq të qetësonte qytetarët duke thënë se Serbia ka “mjaftueshëm fuqi për një mesazh të qartë parandalues” ndaj këtyre tre vendeve.
“Srbia është mjaftueshëm e fortë për ta ruajtur sovranitetin e saj, integritetin territorial, lirinë dhe sigurinë e qytetarëve të saj”, tha Vuçiq, duke shtuar se Serbia “pa dyshim ka ushtri më të fortë” se të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë.
“Listat studentore favorite në Serbinë Perëndimore dhe në Bor”

Vuçiq deklaroi gjithashtu se qytetarët do të mësojnë pas zgjedhjeve lokale të 29 marsit se kush do t’i udhëheqë 10 komunat ku do të mbahen zgjedhjet.
Duke komentuar situatën gjatë 16 muajve të fundit, ai tha se qytetarët në vendvotime po mendojnë kujt mund t’ia besojnë të ardhmen, veçanërisht pas një periudhe që ai e përshkroi si kohë presionesh dhe shqetësimesh.

“Mua të rinjtë dhe të moshuarit më janë njësoj – duhet t’i ndihmoj edhe njërët edhe të tjerët”, tha Vuçiq për RTS, duke shpjeguar se për këtë arsye në këto zgjedhje po garon me sloganin “Familja jonë”.
Ai theksoi se më e rëndësishmja është që zgjedhjet të zhvillohen në mënyrë demokratike.
Vuçiq gjithashtu përmendi se listat studentore janë favorite në Serbinë Perëndimore dhe në qytetin e Borit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

I pyetur nëse një rezultat i mirë i listës së tij mund të çojë në shpalljen e zgjedhjeve parlamentare gjatë kësaj vere, ai u përgjigj se për këtë do të vendosin organet kompetente shtetërore

Gjithashtu lexoni:

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan

“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit

Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

U.d. së presidentes Haxhiu përfaqëson Kosovën në takimin e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Kurti te GUXO-ja, i jep lëvdata partisë së Gërvallës e Pecit!

Kosova News 13/03/2026 13/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së
15:55 -04/06/2026
11 të arrestuar për bixhoz të kundërligjshëm në Pozheran të Vitisë
15:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?