Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, paralajmëruan se rendi ndërkombëtar tradicional po shembet dhe BE duhet të adaptohet ndaj një bote gjithnjë e më kaotike dhe me presion.
“Evropa nuk mund të jetë më kujdestare e rendit të vjetër botëror, për një botë që nuk do të kthehet më,” tha von der Leyen gjatë konferencës vjetore të ambasadorëve të BE-së në Bruksel. Ajo shtoi se BE duhet të ndërtojë një politikë të jashtme që forcon pavarësinë e Evropës, mbron interesat dhe avancojnë vlerat e saj, pa mbajtur nostalgji për botën e vjetër.
Kallas e vuri theksin tek pushtimi i Ukrainës nga Rusia si momenti që shënoi dobësimin e ligjit ndërkombëtar dhe rikthimin e politikës së fuqisë me presion. Ajo paralajmëroi se pa rivendosjen e ligjit dhe llogaridhënies, shkeljet dhe kaosi do të përsëriten.
Të dyja ranë dakord se BE duhet të forcojë kapacitetet e saj të mbrojtjes dhe të diversifikojë partneritetet ekonomike dhe strategjike për të shmangur varësitë që mund të shfrytëzohen nga kundërshtarët. Von der Leyen gjithashtu theksoi nevojën për të rishikuar rregullat e vendimmarrjes së politikës së jashtme, duke u përballur me kufizimet e votimit unanim që shpesh pengojnë veprimin e bllokut.
“Ne nuk mund të zgjidhim çdo çështje globale, por mund të kontrollojmë mënyrën se si udhëheqim politikën tonë të jashtme dhe si e zbatojmë atë,” tha von der Leyen. / Burimi: Euro News


