Komuna e Mitrovicës ka nisur një aksion për largimin e reklamave të vendosura në mënyrë të kundërligjshme në hapësirat publike të qytetit.
Sipas njoftimit, aksioni po zhvillohet nga Drejtoria e Inspekcionit në kuadër të zbatimit të ligjit, trajtimit të barabartë të qytetarëve dhe ndalimit të abuzimit me hapësirat publike.
Po ashtu bëhet me dije se ndërhyrjet po realizohen në disa pika të qytetit, ku po hiqen reklamat që janë vendosur pa leje ose që nuk kanë përmbushur obligimet e pagesës ndaj komunës, ndërkohë që disa prej tyre kanë qëndruar për vite të tëra në hapësira publike.
Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Mitrovicës, Mujë Igrishta, ka theksuar se institucionet komunale do të veprojnë ndaj çdo forme të shfrytëzimit të jashtëligjshëm të hapësirave publike.


