KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Haxhiu: Qëndresa e familjes Jashari në mars ’98 ndryshoi historinë e Kosovës
LajmeSiguri

Haxhiu: Qëndresa e familjes Jashari në mars ’98 ndryshoi historinë e Kosovës

Kosova News
Kosova News 10:54 -05/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu në seancën solemne për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së foli për historinë e 5,6 dhe 7 marsit të vitit 1998, e ku tha se shtëpia e zakonshme e familjes Jashari u kthye në qendrën e një përballje që ndryshoi historinë e Kosovës.

“Në marsin e vitit 1998 në Prekaz shtëpia e Jasharëve ishte si shtëpitë e tjera në Kosovë. Një oborr i zakonshëm, mure të ngritura me shumë mund. Një prag që hapej e mbyllej çdo ditë për fëmijë që hynin e dilnin, gra e burra që mbanin familjen dhe shtëpinë. Në agimin e 5 marsit, forca të shumta policore dhe ushtarake serbe izoluan fshatin. Zunë pozicione me mjete të blinduara dhe artileri të rëndë. Një aparat i tërë shtetëror dhune u përqendrua para familjes Jashari. Shtëpia u rrethua, rrugët u bllokuan, lëvizja u ndërpre. Komandanti Adem Jashari dhe gjithë Jasharët atë ditë e dinin se çfarë dite kishte ardhur. Shtëpia që deri dje ishte e zakonshme u kthye në qendër të një përballjeje që ndryshoi historinë. Në tri ditë luftime, e gjithë historia e Kosovës kaloi përmes Jasharëve dhe qëndresës së tyre”, theksoi Haxhiu.
Po ashtu ajo tha se lufta e Jasharëve ishte për një popull që kërkonte të mos dorëzohej.

“Ata morën mbi vete barrën më të rëndë të kohës, një detyrë të vështirë, por shumë të rëndë. Në atë shtëpi ishin Adem Jashari dhe Hamëz Jashari, prindërit Shaban e Zahide, gratë dhe fëmijët, të gjithë bashkë, krah për krah, të vetëdijshëm për atë që po vinte. Askush nuk u largua. Gra dhe burra luftuan e qëndruan. Çdo dhomë, çdo oborr u kthye në vijë mbrojtjeje. Çdo shpërthim dhe çdo krisme u bë betejë për liri. Lufta e atyre tri ditëve nuk ishte vetëm për një familje, ishte për një popull që kërkonte të mos dorëzohej, të mos nënshtrohej. Në fund të atyre tri ditëve u vranë të moshuar që kishin parë shumë, burra e gra në moshën e forcës, por edhe fëmijë që sapo kishin nisur jetën. Sakrifica e tyre mbeti jo vetëm dhimbje, por themeli i kujtesës dhe i qëndresës së kombit tonë”, tha ndër të tjera ajo.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Kosova News 05/03/2026 05/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?