KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shqipëria raporton në Bruksel për kapitullin e 23-të
Rajon

Shqipëria raporton në Bruksel për kapitullin e 23-të

Kosova News
Kosova News 20:52 -04/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të rrugëtimit të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kryeqyteti evropian priti në datat 3 dhe 4 mars punimet e mbledhjes së 17-të të Nënkomitetit “Drejtësia, Liria dhe Siguria”.

Ky forum përfaqëson një nga mekanizmat më të rëndësishëm të dialogut institucional mes Tiranës zyrtare dhe Brukselit, duke mbajtur nën monitorim të rreptë shtyllat thelbësore të shtetit të së drejtës.

Përfaqësimi i palës shqiptare në këtë takim u drejtua nga Zëvendësministri i Drejtësisë dhe njëherësh Negociatori për Kapitullin 23 (Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore), Tedi Dobi. Një element i rëndësishëm i delegacionit ishte prania dhe kontributi i stafit të Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka një rol primar si në procesin e hartimit dhe përafrimit të legjislacionit me atë evropian (acquis communautaire), ashtu edhe në ushtrimin e kontrollit parlamentar.

Sipas të dhënave nga takimi, Komisioni Evropian ka dhënë vlerësime pozitive lidhur me raportimet e palës shqiptare. Këto vlerësime u fokusuan në dy drejtime kryesore hartimi i ligjeve të reja në përputhje me standardet strikte të Bashkimit Evropian; masat e marra për fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të pavarura, atyre kushtetuese dhe agjencive të krijuara me ligj, të cilat garantojnë zbatimin e ligjit.

Piketat e ndërmjetme dhe prioritetet e së ardhmes

Gjatë tryezës së diskutimeve, u bë një skanim i detajuar i zhvillimeve më të fundit në vend përsa i përket përmbushjes së piketave të ndërmjetme (interim benchmarks) të përcaktuara nga kuadri negociues.

Vëmendja maksimale e zyrtarëve evropianë dhe atyre shqiptarë u përqendrua në ecurinë dhe konsolidimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi; garantimin e një funksionimi të plotë, të pavarur dhe efektiv të sistemit gjyqësor; rritjen e efikasitetit dhe forcimin e mekanizmave për parandalimin dhe goditjen e korrupsionit në të gjitha nivelet.

Në përfundim të punimeve dy-ditore, mbledhja rikonfirmoi angazhimin e palëkundur të institucioneve shqiptare për të çuar përpara reformat kyçe, duke dëshmuar vullnetin për të forcuar partneritetin strategjik me institucionet evropiane dhe për të përshpejtuar hapin drejt integrimit të plotë.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 04/03/2026 04/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?