KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Flamuri i Ukrainës vendoset në oborrin e ndërtesës së Qeverisë
Politikë

Flamuri i Ukrainës vendoset në oborrin e ndërtesës së Qeverisë

Kosova News
Kosova News 13:37 -24/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot për nder të ditës së pavarësisë së Ukrainës në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës janë vendosur flamujt i shtetit të Ukrainës, raporton KosovaNews.

Në konferencën për media të kryeministrit Kurti pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë, deklaroi se qeveria e Kosovës, në ditën e pavarësisë së Ukrainës ka marrë vendim  për vazhdimin e mbështetjes nga Qeveria për qëndrimin e gazetarëve ukrainas në Republikën e Kosovës.

Përveç strehimit e mundësimit për të vazhduar raportimin e gazetareve, kryeministri Kurti deklaroi se ky është një akt simbolik i solidaritetit tonë me popullin ukrainas.

“Derisa jemi në këtë konferencë në oborrin e ndërtesës së Qeverisë sonë po valojnë flamujt e Ukrainës, është dita e tyre e pavarësisë  dhe njëkohësisht shënojmë 6 mujorin e agresionit, invazionit të pajustifikuar e të pajustifikueshëm e të paprovokuar të Federatës Ruse ndaj shtetit dhe popullit të Ukrainës”, u shpreh kryeministri Kurti.

Gjatë ditës së sotme, edhe presidentja e vendit Vjosa Osmani,  i ka dërguar letër presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në ditën e pavarësisë së shtetit ukrainas.

Përmes një postimi në twitter, Osmani ka thënë se Kosova qëndron krah Ukrainës dhe popullit të saj në çdo veprim derisa fitorja e luftës t’i shkojë Ukrainës.

“Letra ime drejtuar presidentit Zelensky dhe popullit ukrainas në ditën e tyre kombëtare. Ne jemi me ju në shpirt, ne jemi me ju në veprim dhe do të jemi me ju derisa Ukraina të fitojë”, ka shkruar Osmani.

Osmani ka thënë se e ndajnë dhimbjen e popullit ukrainas të cilët po vuajnë nga krimet dhe gjenocidi rus.

“Ne e dimë se si ndihet të jesh një objektiv i një regjimi gjenocidal dhe hegjemonist, dhuna e të cilit është njëkohësisht brutale dhe pa dallim”, ka shkruar më tej Osmani./KosovaNews/

My letter to President @ZelenskyyUa & the Ukrainian people on their national day.

We’re with you in spirit, we’re with you in action, and we’ll be with you until Ukraine wins.

Slava Ukraini! ???? pic.twitter.com/29SYbOQ7PE

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) August 24, 2022

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

TAGGED: Albin Kurti, Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Kriza në Ukrainë, Ukraina, Vjosa Oamani
Kosova News 24/08/2022 24/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?