KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » S’kalon kërkesa e LDK-së që në Komisionin për buxhet të raportojnë ministrat
Lajme

S’kalon kërkesa e LDK-së që në Komisionin për buxhet të raportojnë ministrat

Kosova News
Kosova News 10:01 -04/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për buxhet ka miratuar fushëveprimin e tij, me nëntë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, ndërsa nuk ka kaluar propozimi për përfshirjen e një pike shtesë që do të obligonte ministritë të raportojnë drejtpërdrejt në këtë komision.

Kryetari i komisionit, Enver Haliti, prezantoi fushëveprimtarinë, duke theksuar se Komisioni është funksional dhe i përhershëm dhe shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me buxhetin dhe financat.
“Komisioni është komision funksional dhe i përhershëm. Komisioni në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me buxhetin dhe financat. Fushëveprimi i komisionit përfshin: Shqyrtimin e Projektligjit vjetor për ndarjet buxhetore dhe rishikimin e tij. Shqyrtimin e projektligjeve në fushën e financave publike dhe financave në përgjithësi. Shqyrtimin e projektligjeve për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga Republika e Kosovës dhe bën rekomandime për Kuvendin e Republikës. Shqyrtimin e projektligjeve dhe amendamenteve të propozuara në aspektin e ndikimit buxhetor të tyre në kuadër të përgjegjësive si komision i përhershëm dhe rekomandim në komisionin përkatës funksional dhe në kuvend. Të drejtën për të propozuar dhe hartuar projektligje. Shqyrtimin e raportit vjetor financiar të buxhetit të Republikës së Kosovës. Shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve, organeve të pavarura që raportojnë në Kuvend dhe që bien në fushëveprimtarinë e komisionit. Mbikëqyrjen e zbatimit të politikave publike dhe legjislacionit në fushën e menaxhimit të financave publike, të standardeve të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të borxhit publik, prokurimit publik, politikave makroekonomike fiskale si dhe ndihmës shtetëror. Mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në kuadër të fushëveprimtarisë së tij. Organizimin e dëgjimeve publike. Raportim me iniciativën e komisionit ose me kërkesën e Kuvendit në mbledhje plenare për çështje nga fusha e veprimtarisë së tij; Shqyrtimin e çështjeve të tjera të përcaktuara me këtë rregullore”, tha ai.

Deputeti i Lidhja Demokratike e Kosovës, Besian Mustafa, propozoi që në fushëveprim të shtohet edhe shqyrtimi i raporteve vjetore të ministrive, duke arsyetuar se aktualisht parashihet raportimi i qeverisë, por jo edhe i ministrive individuale.

“Kemi këtu paraqit obligimin që vetë qeveria të raportojë këtë raport vjetor financiar në këtë komision, por jo dhe ministritë. Prandaj propozoj që të shtojmë dhe pikën: Shqyrtimi i raporteve vjetore të ministrive, sepse ato veç raportojnë në Ministrinë e Financave”, tha ai.

- Reklamë -

Deputeti Valon Hoti kërkoi që të specifikohet qartë se për cilat institucione bëhet fjalë, ndërsa kryetari Haliti u shpreh se nuk e sheh të nevojshme ndryshimin, duke theksuar se praktika e deritanishme nuk ka paraqitur probleme dhe se ndryshimet mund ta komplikojnë punën e komisionit.

“Nuk besoj që ka nevojë të bëhën ndryshime për shkak se mund të na komplikoj punën dhe fushveprimtarin e komisionit”, tha ai.

Propozimi i Mustafës nuk mori votat e mjaftueshme, ndërsa fushëveprimtaria e Komisionit u miratua në formën ekzistuese.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë

U përfshi disa herë nga zjarri, Ministria e Drejtësisë ndan mjetet për renovimin e IML-së

Kurti: Jemi në dispozicion të plotë për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Prezantohet ecuria e hartimit të masterplanit për kompleksin memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë

Kosova News 04/03/2026 04/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
light rain
18° _ 17°
80%
1 km/h
Thu
20 °C
Fri
24 °C
Sat
22 °C
Sun
25 °C
Mon
26 °C

Lajmet e Fundit

Hoxha pret ambasadorin hungarez, diskutohen çështjet e sigurisë
18:32 -04/06/2026
Kurti premton transformim të tërësishëm të shëndetësisë
18:29 -04/06/2026
Aplikimi për 100 euro në sektorin privat i hapur vetëm deri nesër – nuk dihet ende sa qytetarë aplikuan
16:55 -04/06/2026
“735 milionë euro për import të energjisë për 4 vite” – U.d Ambasadorja amerikane me thirrje publike që Kosova të lidhet me projektet amerikane të gazit
16:25 -04/06/2026
Prezantohet ecuria e hartimit të Master Planit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz
16:19 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?