KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli
Lajme

13 shqiptarë kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga Izraeli

Kosova News
Kosova News 22:22 -02/03/2026
Shpërndaje
EXCLUSIVE: December 11, 2023 - Shujaiyeh, Gaza: IDF soldiers of various brigades and battalions walking through rubble in a devastated urban landscape are on attack mission in this suburb of Gaza City and are encountering fierce resistance from Hamas militants. Israeli forces and Hamas militants have been fighting in the refugee camp of Jabaliya and the Gaza City district of Shijaiya. Parts of the north have been obliterated by weeks of bombardment and fighting, but tens of thousands of people are believed to remain, huddled in homes, U.N. shelters and hospitals. The IDF said it killed the new commander of Hamas' Shujaiyeh battalion in an airstrike on Gaza today. (Ziv koren / Polaris) Credit: Ziv Koren / Polaris / eyevine For further information please contact eyevine tel: +44 (0) 20 8709 8709 e-mail: [email protected] www.eyevine.com *** Local Caption *** 07731818
Shpërndaje

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka shtetas shqiptarë në situatë rreziku, ndonëse 13 persona kanë kërkuar ndihmë për t’u larguar nga vendi për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Sipas saj, ata janë kryesisht turistë, studentë dhe prindër me fëmijë të vegjël, të cilët dëshirojnë të largohen për arsye sigurie.

“Nuk ka shqiptarë në situatë rreziku. Ku kemi 13 shqiptarë të cilët kanë kërkuar asistencën tonë për t’u larguar nga vendi. Jemi në kontakte të vazhdueshme. Komuniteti shqiptar këtu është rreth 1.000 persona. Flas për komunitetin shqiptar, të cilët jetojnë këtu prej 30 vitesh. Ndërsa 13 qytetarët që kanë kërkuar ndihmë dhe asistencë për t’u larguar nga Izraeli, janë në kategorinë turistë, nxënës, studentë dhe dy raste janë prindër shqiptarë me fëmijë të vegjël, të cilët duan të largojnë fëmijët nga Izraeli”, tha ajo.

Sipas saj, ambasada është në kontakt të vazhdueshëm me ta dhe po ofron informacione të sakta mbi rrugët e mundshme të daljes nga vendi. Kumbe theksoi se aeroporti ndërkombëtar “Ben Gurion Airport” mbetet i mbyllur dhe aktualisht dalja nga Izraeli mund të realizohet vetëm përmes kufijve tokësorë nëpërmjet Jordani ose Egjipt.

“Momentalisht aeroporti Ben Gurion vazhdon të jetë mbyllur dhe e vetmja mundësi e largimit nga Izraeli janë kufijtë tokësor përmes Jordanisë dhe Egjiptit. Aktualisht një pjesë që ndodhen afër kufirit pritet të dalin ditën e nesërme pasi janë në qytetin më jugor të Izraelit dhe aksesi për të arritur kufirin është afër. Ndërsa pjesa tjetër që ndodhen në Izraelin qëndror dhe Izraelin verior, për momentin po zbatojmë udhëzimet e strukturave vendore për sigurinë duke mos vijuar me lëvizjen e tyre, pasi udhëtimi me orë në rrugë, do të përbënte rrezik të shtuar për qytetarët. Në këtë rast është prioritare të sigurinë e tyre dhe jo urgjencën e menjëhershme për t’i kthyer në Shqipëri. Më përpara duhet të jemi të sigurt që nuk do të ketë rreziqe gjatë rrugës”, theksoi ajo, teksa dha edhe detaje nga komunikimi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Kryeministri kërkoi informacion të detajuar për të gjithë shqiptarët në rajon. Mbledhja ishte e fokusuar te situata e shqiptarëve dhe të gjithë planet e punës që ne kemi bërë deri tani dhe që presim të bëjmë ditët në vijim për të siguruar përmbushjen e plotë të të gjithë kërkesave të tyre dhe të mirëqenies së tyre”.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Kosova News 02/03/2026 02/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës
15:44 -10/07/2026
Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve
15:38 -10/07/2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, s’ka verdikt – rikthehet në rigjykim!
14:51 -10/07/2026
Detaje nga arrestimi i të miturit për sulmin me thikë në Ferizaj: Plagosi një polic në qafë dhe i hodhi vetes benzinë në trup
14:23 -10/07/2026
Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?