KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Albin Kurti
Home » Kryeministri Kurti: Serbia po e cenon sigurinë nacionale të Kosovës
Politikë

Kryeministri Kurti: Serbia po e cenon sigurinë nacionale të Kosovës

Kosova News
Kosova News 12:10 -24/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se është i bindur që pala serbe, panevojshëm dhe krejt artificialisht është duke eskaluar, si retorikën, ashtu edhe veprimet në fushën e sigurisë.

“Kjo, bashkë me kërcënimet e vazhdueshme ndaj qytetarëve të Kosovës, të cilët duan të mbështesin vendimet legjitime të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Si e tillë, kjo përbën cenim të drejtpërdrejtë, si të sigurisë nacionale, ashtu edhe të rajonit në tërësi. Mendoj se këto kërcënime synojnë që padrejtësisht të krijojnë epërsinë në negociata, duke kërcënuar BE-në por edhe SHBA-në, apo Mbretërinë e Bashkuar me tensione në të ardhmen”, theksoi Kurti.

Kryeministri Kurti tha se kërcënimet me largimin eventual të qytetarëve të minoritetit serb nga institucionet e Kosovës, përbëjnë “dominim të narrativës së kriminelëve si Milan Radoiçiqi, e jo të atyre që integrimin e shohin si opsionin primar”.

“Unë besoj fuqishëm që përfaqësuesit e qytetarëve serbë më së paku do të duhej të përfaqësojnë dhe të shtyjnë përpara narrativa të individëve që kanë promovuar dhe vazhdojnë të promovojnë krimin e organizuar, dhe që kanë arritur deri në listën e zezë të SHBA-së”, deklaroi Kurti.

- Reklamë -

Ai i quajti gënjeshtra deklaratat se pala serbe është treguar konstruktive në takimin që e patën liderët e dy vendeve më 18 gusht në Bruksel.

Në deklaratën që dha në fillim të mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se në takimin e fundit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, u fol për menaxhimin e krizës në veri të vendit, përkatësisht zbatimin e vendimeve për dokumentet për hyrje-dalje për shtetasit serbë dhe riregjistrimin e veturave me targa të përkohshme që lëshohen nga Serbia.

“Në Bruksel, nuk kemi pasur angazhim konstruktiv e as propozime konkrete nga pala serbe”, tha Kurti duke shtuar se katër propozime konkrete lidhur me këtë çështje ishin dhënë nga Mirosllav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë – Beograd.

Kurti tha se arsyeja pse nuk është prononcuar pas takimit, më 18 gusht, ka qenë një dakordim i brendshëm për “mosacarim” të situatës.

“Jo të gjithë i janë përmbajtur këtij deklarimi”, tha Kurti.

Mirosllav Lajçak, si dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-së, Gabriel Escobar, kanë planifikuar takime me liderë politikë në Kosovë dhe Serbi më 23, 24 dhe 25 gusht.

Qëllimi i këtyre takimeve është diskutimi për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përpara 1 shtatorit.

Në këtë datë parashihet të fillojë zbatimi i vendimeve të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës – dhe lëshimin e dokumenteve hyrëse/dalëse për shtetasit serbë.

Autoritetet e Kosovës i kanë quajtur këto vendime legale dhe masa reciproke ndaj Serbisë, si dhe kishin bërë përpjekje t’i zbatojnë që nga 1 gushti.

Si shenjë pakënaqësie ndaj këtyre vendimeve, disa serbë në pjesën veriore kanë ngritur barrikada në rrugët drejt pikave kufitare Kosovë-Serbi. Si rrjedhojë, Qeveria e Kosovës ka vendosur të shtyjë zbatimin e vendimeve të saj për 30 ditë.

Më 18 gusht, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar në selinë e Bashkimit Evropian, por nuk kanë arritur marrëveshje.

Pala serbe ka këmbëngulur që qytetarët nga veriu i Kosovës të përjashtohen nga vendimi për dokumentet e reja dhe që automjetet e tyre t’i riregjistrojnë me shkronja neutrale ndaj statusit të Kosovës – KS, e jo RKS.

Kosova e ka hedhur poshtë ofertën e Beogradit, duke thënë se do të vazhdojë të kërkojë zgjidhje kompromisi.

Kurti: Targat “KS” s’mund të rikthehen më në qarkullim

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

Kosova News 24/08/2022 24/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 26°
50%
1 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
24 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?