Edhe mëngjesi im sotëm në disa prej pikë kalimeve kufitare të vendit, sidomos në dalje, është më i ngarkuar dhe janë shkaktuar kolona e pritje më të gjata.
Në dalje të pikës kufitare të Merdarit, qytetarët po presin deri në 1 orë e 30 minuta, ndërsa kolona e krijuar është rreth 500 metra.
Po në këtë pikë kufitare pritjet për hyrje janë fare të shkurta dhe nuk zgjasin më shumë se 10 minuta, ndërsa kolona nuk ka fare.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritje më të gjata në dalje ka edhe te Dheu i Bardhë.
Në këtë pikë kufitare pritjet për dalje janë prej 30 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 200 metra.
Pritje deri në 30 minuta ka edhe në pikët kufitare të Mutivodës, por nuk raportohet për kolona.
Sa i përket pikave tjera kufitare, fluksi i hyrje-daljeve është më i vogël. Kryesisht hyrja është 5 deri në maksimum 10 minuta, ndërsa edhe dalja është thuajse e njëjtë./KosovasNews/



