KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë, kur duhen 80, e kur 61 deputetë?
Politikë

Zgjedhja e Presidentit: Sa deputetë duhet të jenë në sallë, sa të votojnë, kur duhen 80, e kur 61 deputetë?

Kosova News
Kosova News 14:09 -24/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja aktuale Vjosa Osmani po kërkon mandatin e dytë në krye të shtetit. Ajo synon të jetë e para e vendit edhe për pesë vitet e ardhshme. Teksa kanë mbetur nëntë ditë nga afati kushtetues kur Kuvendi duhet t’ia besojë edhe një mandat Osmanit, ose të zgjedhë dikë tjetër për President, ose vendi të shkojë në zgjedhje të reja, këto janë procedurat se si arrihet deri aty.

Dilema e kuorumit

Kushtetuta e Kosovës dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë çështjen e kuorumit dhe mënyrën se si zgjidhet Presidenti i Republikës. Megjithatë, meqenëse këto dispozita janë interpretuar në mënyra të ndryshme, varësisht nga interesat politike, çështja është dërguar dy herë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe është trajtuar në detaje.

Fillimisht ishte rasti i Behgjet Pacollit. Në atë rast, Gjykata Kushtetuese konstatoi shkelje, sepse në raundin e parë kishin marrë pjesë më pak se 80 deputetë dhe nuk kishte dy kandidatë në garë. Prandaj, çështja e raundeve veç e veç ishte përmendur vetëm shkarazi.

Për ta kuptuar më qartë çështjen e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit, duhet t’i referohemi rastit të Hashim Thaçit. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese ka dhënë sqarime të hollësishme.

Në Aktgjykimin KO47/16, saktësisht në pikën 63, thuhet: “Gjykata thekson që, për të qenë e vlefshme procedura për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, në raundin e parë dhe të dytë të votimit, të paktën 2/3 (dy të tretat) e të gjithë deputetëve të Kuvendit duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë, ndërsa në raundin e tretë, të paktën shumica e të gjithë deputetëve të Kuvendit duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë, në pajtim me paragrafët 4 dhe 5 të nenit 86 të Kushtetutës.”

Pra, në raundin e parë dhe të dytë duhen të paktën 80 deputetë të pranishëm në sallë dhe që votojnë, ndërsa në raundin e tretë mjaftojnë të paktën 61 deputetë.

Si konsumohen raundet?

Raundi i parë dhe i dytë konsiderohen të konsumuar vetëm nëse në sallë janë të pranishëm të paktën 80 deputetë dhe ata votojnë. Në të kundërtën, raundi është i pavlefshëm dhe nuk mund të vazhdohet me raundet e tjera, pasi raundi mbetet i pakonsumuar.

Në pikën 64 të të njëjtit aktgjykim thuhet: “Në mënyrë që raundi i parë i votimit të jetë i vlefshëm, të paktën 2/3 (dy të tretat) e të gjithë deputetëve të Kuvendit duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Nëse ky kusht nuk plotësohet, raundi i parë do të jetë i pavlefshëm. Rrjedhimisht, nuk mund të mbahet raundi i dytë. Në mënyrë që raundi i dytë i votimit të jetë i vlefshëm, i njëjti numër, pra të paktën 2/3 (dy të tretat) e të gjithë deputetëve të Kuvendit, duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë. Nëse ky kusht nuk plotësohet, raundi i dytë i votimit do të jetë i pavlefshëm. Vetëm atëherë kur raundi i parë dhe raundi i dytë janë të vlefshëm, mbahet raundi i tretë. Për të qenë i vlefshëm, raundi i tretë kërkon të paktën praninë dhe votimin e shumicës së të gjithë deputetëve të Kuvendit.”

Pra, për të kaluar në raundin e tretë, ku kërkohen vetëm 61 deputetë, duhet që më parë të jenë konsumuar në mënyrë të vlefshme dy raundet paraprake. Dhe për t’u konsumuar këto dy raunde, është e domosdoshme që të paktën 80 deputetë të jenë në sallë dhe të votojnë

Gjithashtu lexoni:

Serwer: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën

Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Kosova News 24/02/2026 24/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Serwer: BE-ja dhe ShBA-ja duhet ta ndëshkojnë Beogradin për ta zhbllokuar Kosovën
20:15 -12/07/2026
Arrestohet një person në Kaçanik për sulm dhe kanosje
19:32 -12/07/2026
25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë
19:26 -12/07/2026
Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?