Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane, Mimoza Kusari ka nënshkruar kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Pas miratimit të tij në Kuvendin e Republikës, hapet rruga për krijimin e Fondit për Inovacion.
Ministrja tha se ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të reformave që burojnë nga Plani i Rritjes me BE-në.
“Në ditët në vijim do të organizohet një forum diskutimi me aktorë kyç, për të adresuar vërejtjet dhe sugjerimet e tyre lidhur me projektligjin”, bëri të ditur ministrja Kusari-Lila
Gjithashtu, ajo shtoi se me politika që kanë në fokus ndërmarrjet e reja dhe ato ekzistuese, si dhe zhvillimin e inovacionit dhe kreativitetit, do të ofrohet më shumë mbështetje për inovacionin, ndërmarrësinë dhe ekonominë kreative.


