KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj të akuzuarit për përgatitje të vrasjes, mungon i dëmtuari dhe s’u rikualifikua vepra penale
Siguri

Shtyhet seanca e rigjykimit ndaj të akuzuarit për përgatitje të vrasjes, mungon i dëmtuari dhe s’u rikualifikua vepra penale

Kosova News
Kosova News 13:36 -23/02/2026
Shpërndaje
Shpërndaje


Në mungesë të të dëmtuarit Hekuran Demaj, ka dështuar të mbahet seanca e rigjykimit të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku Avni Lajqi akuzohet për përgatitje të vrasjes së rëndë. Po ashtu, Prokuroria nuk kishte rikualifikuar veprën penale sipas sugjerimeve të Gjykatës së Apelit.

Gjykatësi i rastit, Vesel Ismaili, tha se të dëmtuarit Demaj i është dërguar ftesa, por që pas komunikimit me të, ai u ka thënë se nuk ka pranuar asnjë ftesë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Gjykatësi pyeti nëse Prokuroria ka bërë rikualifikim të veprës penale sipas sugjerimeve të Gjykatës së Apelit, ndërkaq prokurorja Habibe Salihu, tha se qëndron pranë aktakuzës dhe se nuk kanë bërë rikualifikim të veprës, por që gjatë procedurës do ta shqyrtojë këtë çështje.

“Qëndroj në këtë kualifikim të veprës penale edhe përkundër faktit se Gjykata e Apelit fillimisht e ka konfirmuar aktakuzën më këtë kualifikim. Andaj, edhe tani kam bindjen se qëndrojnë elementet të kësaj vepre penale në të dy format e bashkëkryerjes”, ka thënë prokurorja Salihu.

Në vendimin e Apelit thuhet se në rigjykim, shkalla e parë duhet të vlerësojë përmbajtjen e aktakuzës në kuptim të qartësisë ligjore, meqenëse tani është vetëm një i akuzuar i cili ngarkohet me veprën penale si në aktakuzën fillestare, e pastaj të marë vendim.

Në seancë, mbrojtësi i të akuzuarit Lajqi, avokati Fitim Maloku kërkoi që të ndërpritet masa e paraburgimit për të mbrojturin e tij dhe t’i zëvendësohet me një masë më të butë.

Këtë propozim, prokurorja Salihu e kundërshtoi pasi që, sipas saj, ende qëndrojnë kushtet për t’iu vazhduar kjo masë të akuzuarit.

Më pas, edhe trupi gjykues e refuzoi këtë propozim të mbrojtjes.

Andaj, në mungesë të kushteve, seanca e sotme është shtyrë për një datë tjetër.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 25 shtator 2025, kishte dënuar të akuzuarin Avni Lajqi me 5 vjet burgim dhe 2 mijë e 500 euro gjobë pë armëmbajtje pa leje, ndërsa më 28 janar 2026, Gjykata e Apelit ka marrë vendim me të cilin ka kthyer në rigjykim këtë rast, për shkak të shkeljve esenciae te dispozitave të procedurës penale.

I akuzuari Brahim Berisha kishte arritur marrëveshje për pranim të fajësisë lidhur me akuzat që i ngarkohen. Për këtë të akuzuar, prokurori ishte tërhequr nga aktakuza për përgatitje të veprës penale “Vrasje e rëndë”, kështu i ishte refuzuar aktakuza për atë pikë. Berisha është dënuar vetëm për armëmbajtje pa leje me 500 euro gjobë.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) të datës 22 janar 2025, Avni Lajqi dhe Brahim Berisha kanë vepruar sipas rekomandimit të të pandehurit Egzon Hasangjekaj. Për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëhershme që kishte ndodhur në Amerikë në vitin 2021, mes të pandehurit Egzon Hasangjekaj dhe të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi), në shenjë hakmarrjeje, ata kanë përgatitur vrasjen e të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi).

Sipas aktakuzës, i akuzuari Avni Lajqi, me qëllim të përfitimit material të shumës prej 100.000 euro, ka arritur marrëveshje me të akuzuarin Brahim Berisha që, në këmbim të shumës prej 70.000 euro, ai ta privonte nga jeta të dëmtuarin Musa Demaj (Loshi). Brahim Berisha ka pranuar të marrë pjesë në kryerjen e kësaj vepre penale dhe është udhëzuar nga Avni Lajqi për mënyrën, kohën, vendin dhe mënyrën e kryerjes së veprës.

Po ashtu, në aktakuzë thuhet se i akuzuari Avni ka marrë përgjegjësinë që nëse i pandehuri Egzon nuk do të bëjë pagesën për kryerjen e veprës penale, atëherë pagesën do ta bëjë vetë. Ata kanë siguruar edhe armën për vrasjen e të dëmtuarit Musa Demaj (Loshi), të cilën paraprakisht e kishte në posedim Brahim Berisha. Më 20 shkurt 2024, arma e cila ishte planifikuar të përdorej në ditën kritike është sekuestruar nga Policia e Kosovës. Në pamundësi të privimit nga jeta të të dëmtuarit, i akuzuari Egzon ka kërkuar që të privonte nga jeta vëllain e Musës, Hekuranin, ose, nëse gjendeshin të dy, të vriteshin të dy.

Me këtë, ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Përgatitje e veprës penale vrasje e rëndë” sipas nenit 173, par.1, nënpar.1.6 lidhur me nënpar. 1.33, lidhur me nenin 27, par.2, në formë të bashkëpunimit, dhe marrëveshjen për të kryer veprën penale nga neni 35, par.1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tutje, sipas aktakuzës, i akuzuari Avni Lajqi, më 28 mars 2024, në shtëpinë e tij ka poseduar një fishek pa lejen e organit kompetent dhe ka poseduar armë të ndryshme në kundërshtim me ligjin për armët. Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim pa autorizim të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, aktakuza thotë se i akuzuari Brahim Berisha në shtëpinë e tij ka poseduar armë automatike me dy karikatorë dhe 20 fishekë, pa lejen e organit kompetent dhe në kundërshtim me Ligjin për armët. Ai akuzohet për të njëjtën vepër penale sipas nenit 366, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj

Oficerët e FSK-së diplomojnë në Republikën e Shqipërisë

Policia: Shkeljet në trafik do të dënohen edhe pa ndalimin e automjetit

Kosova News 23/02/2026 23/02/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë
17:56 -11/07/2026
Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve
17:45 -11/07/2026
Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz
16:21 -11/07/2026
Turqia kujton Srebrenicën, thotë se mbetet zë i të shtypurve – edhe i Kosovës
15:43 -11/07/2026
Basha dhe Pacolli inspektojnë punimet në rrugën Prekoc–Marec–Krilevë
15:18 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?